Përmirësimi i dietës suaj ushqimore mund të duket si një synim jo dhe aq i lehtë, që kërkon vetë – disiplinë dhe sakrificë.

Por nuk ka pse të jetë kështu. Në vend që të largojmë disa ushqime nga dieta jonë mund të shtojmë. Por çfarë duhet të shtojmë?

Ja 5 opsione të mirëbalancuara që duhet të hani çdo ditë, ose të paktën sa më shpesh të mundeni:

  • Salmon

Salmoni, i njohur për ngjyrën rozë që ka, është i pasur jo vetëm me proteina por gjithashtu dhe me acide yndyrore omega – 3, që kanë efekte pozitive si në zemër edhe në tru. Gjithashtu ky peshk ju siguron dhe vitaminë D, që ju bën mirë për kockat. Ta hani atë çdo ditë është e vështirë, por mund ta hani atë të paktën një herë në javë.

  • Lakra Brukseli

Kjo perime ngjyrë jeshile, që ngjan me një lakër të vogël, është e mbushur me lëndë ushqimore dhe përmban shumë pak kalori, vetëm 28 të tilla në një gjysmë filxhani. Lakra e Brukselit përmban dhe një mori vitaminash si, vitamina A, vitamina C, vitamina K, kaliumi dhe folate. Ajo përmban gjithashtu dhe antioksidantë, që janë kimikatë që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të qelizave.

  • Boronica
Lexo po ashtu:  5 vlerat e mollëve për shëndetin e lëkurës

Boronicat kanë një përmbajtje të lartë antioksidantësh, sidomos vitaminë C. Me vetëm 56 kalori për çdo 100 gram, boronicat ofrojnë gjithashtu një dozë të mirë të vitaminës A dhe fibrës. Nëse nuk e këni të lehtë të gjeni boronica mund t’i zëvendësoni me fruta të tjera me ngjyrë të errët kur të jetë sezoni i tyre si shegë dhe qershi.

  • Arra

Arrat jo vetëm që të japin ndjenjën e ngopjes por edhe sigurojnë një përzierje vajrash të shëndetshëm, proteina dhe vitaminë E. E njëjta gjë dhe për bajamet, lajthitë apo edhe kikirikët. Por kini parasysh se arrat kanë shumë kalori, kështu që limitojeni sasinë që hani çdo ditë.

  • Kos

Kosi ka në përbërje probiotikë, që janë bakterie të shëndetshme që ndihmojnë në mënyrë që zorrët të funksionojnë në mënyrën e duhur dhe kontribuojnë në një shëndet të përgjithshëm më të mirë. Kosi është një ushqim i pasur me lëndë ushqyese që e furnizon trupin me proteina, kalcium, magnez, vitaminë B12 dhe si acide yndyrore kyç, për të cilat trupi ka nevojë që të qëndrojë i shëndetshëm. Kosi gjithashtu ju jep një ndjenjë ngopjeje.

Lexo po ashtu:  Nëse jeni një nga këto katër raste, mos hani kurrë shegë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *