Firma tha se ka arritur të njoftojë vetëm ata përdorues kartat e të cilëve janë vjedhur në fillim të muajit Prill.

EasyJet pranoi ditën e Marte se ka rënë pre e një sulmi kibernetik të sofistikuar ku janë prekur afro 9 milionë konsumatorë.

Adresat e e-mail-it dhe detajet e udhëtimit janë vjedhur ndërsa 2,208 konsumatorëve u janë aksesuar detajet e kartave të kreditit.

Firma ka informuar autoritetet Britanike ku ka edhe zyrat qendrore si dhe ka nisur hetimet e sulmit kibernetik. EasyJet u vu në dijeni të një sulmi në Janar.

Firma tha se ka arritur të njoftojë vetëm ata përdorues kartat e të cilëve janë vjedhur në fillim të muajit Prill.

Gjithashtu ka vendosur të bëjë lajmin publik që të njoftojë 9 milionë konsumatorë adresat e e-mail-it të të cilëve janë ekspozuar. Sulmi mendohet të jetë realizuar me metoda phishing.

Çdo ditë Google thotë se bllokon mëse 100 milionë e-mail-e phishing në Gmail. Sulmi vjen në një kohë kur njerëzit po anulojnë fluturimet për shkak të paqartësisë së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Lexo po ashtu:  Franca i jep dritën jeshile gjigantit Kinez Huawei

Kjo pandemi ka bllokuar pjesën më të mëdha të fluturimeve në mbarë botën duke vënë kompanitë ajrore në vështirësi financiare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *