Njohësi i çështjeve politike dhe bartësi i shumë pozitave në institucione ndërkombëtare, Haki Abazi në RTV Dukagjini ka folur edhe për preferencat e tij politike në Kosovë.

Abazi ka thënë se Albin Kurti është themeluesi i të majtës në Kosovë e më gjerë dhe se me ardhjen e tij në politikë e majta është shkëputur nga trashëgimia e Dushan Mugoshës.

“Albin Kurti është njeriu që ka udhëhequr procesin e krijimit të së majtës burimore në Kosovë. Deri në themelimin e Vetëvendosjes e majta në Kosovë dhe Shqipëri mund të konsiderohet se bazën e kishte të Dushan Mugosha dhe ideologët sllavë. Me paraqitjen e zotit Kurti në politikën kosovare është themeluar e majta burimore socialdemokrate këndej dhe andej kufirit”.

Ai ka thënë se Vetëvendosjen e sheh si bartëse të subjekteve të majta ndërsa LDK-në si qendër e subjekteve me orientim të djathtë.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

“Unë mendoj se Vetëvendosje ka të ardhme si e majtë edhe në Kosovë edhe në Shqipëri me ndikim edhe në trojet tjera shqiptare. Mendoj që e djathta do të jetë e përqendruar te Lidhje Demokratike nëse di ta bëj një tranzicion që e ka të domosdoshëm”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Reagon fuqishëm Joe Biden: Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë”

Abazi ka thënë se ai vazhdimisht ka qenë një aktivist politik, duke mos përjashtuar kyçjen edhe në subjektet politike aktuale, por pa preferuar pozicione drejtuese.

“E para është e thjeshtë. Unë jam në politikë dhe do të vazhdojë të jem në politikë. E dyta është më e komplikuar. Mendoj se Kosova nuk ka nevojë edhe për një figurë brenda partive politike. Kosova ka nevojë që të thërret njerëz në shërbim dhe unë gjithmonë do të mbetem në shërbim të politikës dhe fatit të Kosovës”.

Njohësi i çështjeve politike ka thënë se nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë për Vetëvendosjen për bindjen nacionale ndërsa ka shtuar se në përcaktime ideologjikë dhe programore më i afërt është me LDK-në.

“Unë nëse thirrem për të bërë punë brenda partive politike, jam i gatshëm për shërbim…Nuk e kam fshehur asnjëherë se jam i afërt me bindje nacionale me Lëvizjen Vetëvendosje. Në përcaktimet ideologjike dhe të programeve mund të kem afërsi me Lidhjen Demokratike të Kosovës, mirëpo besoj se këto të dyja bashkë kanë për qëllim avancimin e çështjes shqiptare në nivelin e vlerave evropiane në Ballkan”, tha ndër të tjera Haki Abazi. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Promovohet "Leksioni Enciklopedik i Akademisë shqiptaro – amerikane", një vepër që përfshinë 352 akademikë shqiptarë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *