Djathi padyshim është një ushqim i shijshëm dhe i pranishëm thuajse në çdo tavolinë. Pavarësisht kësaj, prej kohësh është konsideruar si një ushqim jo shumë i shëndetshëm.

Megjithatë, një studim i ri ka zbuluar se djathi është në fakt shumë më i mirë nga sa mendohej.

Shkencëtarët nga Universiteti i Dublinit dolën në përfundimin se personat që konsumojnë shumë djathë janë më elegantë, në krahasim me ata që nuk e konusmojnë atë dhe se në fakt nuk e rrit nivelin e kolesterolit.

Ekspertët zbuluan se njerëzit që konsumonin më shumë bulmet kishin përqindje më të ulët të yndyrave në trup, bel më të hollë dhe presion më të ulët të gjakut.

Nga ana tjetër, ata që konsumonin pak produkte bulmeti kishin tendencën për të patur nivel më të lartë kolesteroli.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Duhani përgjegjës për 20% të vdekjeve nga sëmundjet koronare të zemrës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *