Fëmijët pa kujdes prindëror do kenë mundësi të bëjnë pushime. Në Velipojë, Shkodër, ka hapur dyert qendra e pushimit për fëmijët pa kujdes prindëror.
Fëmijët dhe të rinjtë pa kujdes prindëror po kalojnë disa ditë pushime buzë detit në këto ditë të nxehta korriku.
Të parët janë fëmijët e shtëpisë-familje të të rinjve 16-18 vjeç në Shkodër, për të vijuar më pas me fëmijët e shtëpive të përkujdesit në të gjithë vendin.