Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë vjen me ftesë publike për propozimin për Titullin “Guximi Intelektual” për vitin 2021.

Përderisa ky titull jepet çdo përvjetor të Shoqatës, kandidatët propozohen teksa kryesia pastaj e bën përzgjedhjen.

Kriterët, propozimi, arsyetimi dhe ndarja e titullit bazohet në Rregulloren për ndarjen e Titullit “Guximi Intelektual”. Propozimi me arsyetim bëhët përmes e-adresës: shoqataintelektualevejakovagja@gmail.com. Afati deri me 30.03.2022.

Rregullore për ndarjen e Titullit “Guximi Intelektual” nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova”:

1. Kriteret

1.1 Titulli “Guximi intelektual” ndahet vetëm një herë në vit.

1.2 Kandidatët e mundshëm për titullin “Guximi intelektual”(në tekstin e mëtejmë kandidatët), duhet të jenë shtetas shqiptarë të Republikës së Kosovës apo mbarë trojeve shqiptare, me qëndrim a veprim brenda ose jashtë territorit të Kosovës.

1.3 Kandidatët duhet që me punën dhe aktivitetin e tyre, të publikuar në masmedia, në faqen e Shoqatës ose gjetiu, në vijimësi të kenë treguar mendim dhe qëndrim të guximshëm lidhur me problemet e mëdha kombëtare, shtetërore e shoqërore.

1.4 Kandidatët duhet të jenë persona të njohur nga opinioni për veprimtarinë e tyre ndër vite.

Lexo po ashtu:  Fan Noli me shqiptarët e korit të katedrales “Shën Gjergji” në Boston më 1935

1.5 Kandidatët mund t’i përkasin profesioneve të ndryshme. Ata duhet të jenë të pastër nga ligji dhe drejtësia. Mbi të gjitha tek ta vlerësohet mosrënia nën ndikimin e klaneve partiake ose interesave përfituese nga politika.

Kujtojmë se fituesi i këtij titulli prestigjioz për vitin 2019 ishte prof. Nezir H. Kraki (Paris) dhe për vitin 2020, prof. Kadrush Radogoshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *