Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka vazhduar me paramendime e me kritika kuturu ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj në RTV Dukagjini mendon se Kurti ka vënë në siklet marinsat amerikan që shërbejnë në veri të Kosovës.

Ai thotë se kryeministri ka prerë në besë SHBA-në në lidhje me vendimin për targat e makinave.

“Kjo që po ndodh me targat po të kishte ndodhur në koordinim me Amerikën do të kishim folur për atdhedashuri. Por veprimi i pambuluar nga Kurti, po e qon vendin në një drejtim tjetër duke rrezikuar një pjesë të vendit. Dyshimet janë tani, a mos Kurti ka skenar për të ndarë Kosovën. Pra duket sikurse një skenarë i qëllimshëm për të ndarë Kosovën”.

Haradinaj thotë se Kurti ka refuzuar edhe gazin amerikanë dhe investimet tjera që lidhen me shfrytëzimin e qymyrit.

Ish-kryeministri thotë se integrimi i serbëve në veri ka qenë investim i madh i amerikanëve.

“Ne nuk e kemi fuqinë e ligjit në veri. Është dashur të zbatohet ajo që njihet si “soft power”. Veprimet e pakoordinuara me SHBA-në u ka dhënë serbëve një justifikim për t’u larguar nga institucionet”, tha më tej Haradinaj.

Lexo po ashtu:  Miku i Edi Ramës, Vuçiq: Nuk e duam Kosovën në Kombet e Bashkuara, a mos do të na bombardoni apo kërcënoni me sanksione?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *