Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën sot dhe filloi një pushtim brutal. Lufta ka filluar dhe sulmet ruse kanë vazhduar për gati 15 orë. Sipas raportimeve në terren, më e keqja është në jug të vendit.

Një institucion i pavarur nga Bullgaria që merret me konfliktet dhe luftërat, hartat dhe raportet nga ngjarjet e luftës postoi në Twitter një hartë që tregon më së miri se sa ka përparuar Putini në pushtimin e tij në Ukrainë.

Zonat e shënuara me të kuqe tregojnë se cilat pjesë të Ukrainës janë aktualisht nën kontrollin rus. Tre fronte sulmesh dhe një betejë kyçe për Kievin

Rusia sulmoi nga tre drejtime kyçe: nga lindja përmes provincave rebele që Putini tashmë pjesërisht i kontrollonte, nga jugu përmes gadishullit të Krimesë, të cilën e pushtoi në vitin 2014, dhe nga veriu, domethënë nga territori bjellorus.

Deri më tani, beteja më e rëndësishme është rreth Kievit, ku forcat ruse po përpiqen të pushtojnë të paktën dy aeroporte, pra baza ajrore, gjë që do t’i hapte rrugën sulmeve të mëtejshme në kryeqytetin e Ukrainës.

Lexo po ashtu:  Marrëveshja më e madhe e tregtisë së lirë në botë - Kina shtrinë ndikimin ekonomik, marrëveshje me vlerë sa 30% e PBB së globit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *