Në katër vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Lëvizja Vetëvendosje tha se edhe pse kanë kaluar katër vite, ende nuk ka drejtësi për Astritin, përcjell Zeri.info

Në një konferencë të mbajtur për media, anëtarja e kryesisë së VV-së, Albulena Haxhiu ka bërë thirrje për trajtim të duhur e të pandikuar të rastit Dehari.

“Vrasja e Astritit ka qenë krimi më i rëndë që ka mundur të ndodhte në Kosovë. Një qytetari e aktivisti politik i ishte mveshur një vepër e rëndë, sikurse edhe aktivistëve të tjerë, por Astriti nuk doli i gjallë nga burgu…Edhe pse kanë kaluar katër vite, ende nuk ka drejtësi për Astritin. Prej momentit kur është publikuar raporti i institutit zvicëran ne kemi kërkuar që rasti të transferohet në Prokurorinë Speciale, të trajtonte e hetonte në detaje rastin Dehari, pa ndikime. Katër vite pas vrasjes dhe një vit nga koha kur rasti ka kaluar në Prokurorinë Speciale ende mungon drejtësia për Astrit Deharin…Bëjmë thirrje për trajtim të duhur e të pandikuar të rastit Dehari”, deklaroi Haxhiu.

Lexo po ashtu:  Arben Vitia në tubim: Të tjera sfida kemi përpara, ndoshta edhe më të rënda

Kurse, anëtari tjetër i LVV-së Xhelal Sveçla tha se Astriti u vra në qelinë ku po qëndronte.

“E gjithë e vërteta do të zbulohet, urdhërbartësit e urdhërdhënësit duhet të vihen para drejtësisë”, tha ai ndër të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *