Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vazhduar ta cilësojë qeverinë “Hoti” si qeveri ilegale dhe pa mbështetje popullore, transmeton Zeri.info

Kësaj radhe për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të Serbisë në Kosovë. Haxhiu ka thënë se qeveria po e konsideron Kosovën si vend ku Serbia ka hise.

“Lejimi i organizimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është dorëzimi dhe gjunjëzimi i radhës karshi Serbisë. Serbia po vazhdon cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial. Ky është agresion. Pazaret e kësaj Qeverie me Serbinë, kushedi se kur do të ndalen”, ka thënë ajo.

Tutje, Haxhiu për qeverinë “Kurti” thotë se duhet të kthehet në qeverisje sepse sipas saj ajo qeveri ia ktheu dinjitetin vendit.

“Qeveria Kurti, ia ktheu dinjitetin vendit prandaj ajo qeverisje duhet të kthehet. Angazhimi dhe përbashkimi kundër kësaj Qeverie është i domosdoshëm”, ka përfunduar Haxhiu.

Lexo po ashtu:  Trump miraton planin e tërheqjes së mijëra trupave nga Gjermania

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *