Ministria e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar që tashmë një komision disiplinor i themeluar nga Qeveria në detyrë ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës drejtorit e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, Rrahim Ramës.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë për drejtorin e kësaj agjencie se iu është shqiptuar masa disiplinore “ndërprerje e marrëdhënies së punës”, për shkak të keqmenaxhimit, joprofesionalizmit, mungesës së transparencës, si dhe mosgatishmërisë për bashkëpunim në kryerje të detyrave të tij ligjore, transmeton Zëri.info.

“Sot, u njoftuam se mbi bazën e të gjeturave tona, Komisioni Disiplinor për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues, ka shqiptuar masën disiplinore ‘Ndërprerje e marrëdhënies së punës’ për drejtorin e kësaj Agjencie, për shkak të keqmenaxhimit, joprofesionalizmit, mungesës së transparencës, si dhe mosgatishmërisë për bashkëpunim në kryerje të detyrave të tij ligjore. Po ashtu i njëjti ishte zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme”, tha Haxhiu në këtë postim.

Ajo shtoi se më 7 prill 2020 kanë iniciuar procedurën disiplinore ndaj Ramës, ndërsa më 17 prill 2020, Qeveria mori vendim për themelimin e Komisionit për shqyrtimin e këtij rasti.

Lexo po ashtu:  Kurti bisedon në telefon me zyrtaren e lartë të DASH, ia përmend dialogun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *