Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke arsyetuar vendimin e saj për anulimin e procesit të emërimit të noterëve, ka thënë se nuk do të tolerojnë asnjë tejkalim të kompetencave, abuzim apo moszbatimin e detyrave nga noterët ekzistues.

Haxhiu,  përmes një postimi në Facebook,  ka thënë se ka parë shqetësime të qytetarëve lidhur me shkeljen e detyrave nga disa përmbarues dhe noterë.

“Ministria e Drejtësisë e ka për obligim të mbikëqyrë punën e noterëve, përmbaruesve dhe ndërmjetësuesve”, ka thënë Haxhiu.

“Gjatë këtyre ditëve, kam parë shqetësime të qytetarëve lidhur me shkeljen e detyrave nga disa përmbarues dhe noterë”.

“I lutem të gjithëve që secilën ankesë ta formalizojnë e procedojnë në Ministri të Drejtësisë. Secilën ankesë do ta adresojmë dhe nuk do ta neglizhojmë sikur ka ndodhur në të kaluarën”, ka shkruar ajo.

“Secili prej nesh, përfshirë edhe përmbaruesit dhe noterët, duhet të veprojmë vetëm në bazë të ligjit dhe nuk duhet të ketë tejkalim të kompetencave. Tejkalimin e kompetencave, abuzimin e tyre apo moszbatimin e detyrave, nuk do ta tolerojmë”, ka thënë Haxhiu.

Lexo po ashtu:  “Dënojmë aktet e dhunës”! BE reagon ashpër për protestën e Berishës: Kemi nevojë për një opozitë solide!

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu javën që po lëmë pas ka marrë vendim për anulimin e provimit të emërimit të noterëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *