Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pranuar bazën e të dhënave të integruar për rastet e dhunës në familje, projekt ky i realizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe i mbështetur nga BE-ja në bashkëpunim me UN Women.

Me këtë rast, Ministrja Haxhiu tha se baza e të dhënave ka për qëllim grumbullimin e informacioneve për viktimat e dhunës në familje, e cila do të mundësoj edhe analizimin e shkaqeve dhe faktorëve që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje.

“Më vjen mirë që në fillim të detyrës si Ministre e Drejtësisë do të pranojë një bazë të tillë të të dhënave, ku ne do të shohim gjitha veprimet e mekanizmave koordinues duke filluar nga policia, prokuroria , gjykatat, strehimoret dhe qendrat për punë sociale dhe mbrojtësit e viktimave në raport me dhunën në familje”, tha Haxhiu.

Sipas saj, Ministria e Drejtësisë do të punojë në avancimin e kësaj baze të të dhënave, në mënyrë që të shtohen veprimet për trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Lexo po ashtu:  Papa Françesku: Të ndalojmë luftën para se të fshijë njerëzimin nga historia

“Ne do të punojmë me përkushtimin më të madh që ta avancojmë këtë bazë të të dhënave me veprimet tjera përcjellëse në raport me këtë çështje”, deklaroi Haxhiu.

Ministrja Haxhiu falënderoi mbështetësit dhe bashkëpunëtorët e këtij projekti duke u garantuar angazhim në zvogëlimin e rasteve të dhunës në familje.

Ndërsa përfaqësuesja e BE-së, Reyes Charle–Cuellar, tha se kjo bazë e të dhënave është shumë e rëndësishme për gjitha institucionet e përfshira sepse të dhënat e futura japin një pasqyrë të plotë të dhunës në familje.

E udhëheqësja e UN Women, zyra në Kosovë, Vlora Tuzi- Nushi tha se Kosova është i vetmi vend në rajon dhe në mesin e 120 shteteve të botës që ka një bazë të tillë të të dhënave, ku të gjitha institucionet janë të integruar në një vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *