Komisioneri i qeverisë gjermane për antisemitizmin u ka kërkuar hebrenjve të evitojnë vendosjen e kapelave të tyre tradicionale në publik.

Felix Klein paralajmëroi hebrenjtë të mos mbajnë ato që njihen si “kippa” në disa pjesë të vendit, pas një rritjeje që ka pasuar antisemitizmi. Klein tha se opinioni i tij mbi temën ka ndryshuar, krahasuar me më parë.

“Nuk mund t’iu rekomandoj hebrenjve të mbajnë kapelat e tyre, kudo dhe në çdo kohë në Gjermani”, tha ai për mediet vendase.

Një rritje e ndjeshme e numrit të krimeve antisemite është regjistruar nga qeveria gjermane vitin e shkuar.

Shifrat zyrtare tregojnë se, 1.646 krime me bazë urrejtjen kundër hebrenjve janë kryer në vitin 2018, një rritje prej 10 për qind krahasuar me një vit më parë.

Sulmet fizike kundër hebrenjve në Gjermani janë rritur po ashtu në të njëjtën periudhë, me 62 incidente të dhunshme të regjistruara krahasuar me 37 në vitin 2017.

Ministrja e Drejtësisë, Katarina Barley tha për të përditshmen “Handelsblatt” se rritja e krimeve antisemite është e turpshme për vendin. Pak javë më parë, edhe ekspertja ligjore më kompetente në Gjermani për antisemitizmin tha se, paragjykimi i ka rrënjët e thella në shoqërinë gjermane.

Lexo po ashtu:  Paqartësi europiane për sanksionet ndaj Rusisë

“Antisemitizmi ka qenë gjithnjë këtu. Por, unë mendoj se kohët e fundit është bërë më i dukshëm, më agresiv dhe më flagrant”, tha Klaudia Vanoni për agjencinë e lajmeve “AFP”.

Vet grupet hebreje kanë paralajmëruar se rritja e popullaritetit të grupeve të së djathtës ekstreme po ushqen antisemitizmin dhe urrejtjen e minoriteteve të tjera në të gjithë Evropën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *