Nga Hollanda kanë mbërritur provat përfundimtare të helmimit të Alexei Navalny me Novichok dhe Parisi dhe Berlini nuk nduruan t’i dërgojnë vendeve të Bashkimit Evropian propozimet e tyre për sanksione kundër Rusisë. Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas tha se: “Është e qartë se nëse ngjarja nuk sqarohen nga Kremlini, nëse nuk sigurohen informacionet e nevojshme, sanksionet do të jenë të pashmangshme ndaj përgjegjësve”. Sipas burimeve diplomatike, sanksionet e propozuara do të preknin zyrtarët e inteligjencës ushtarake ruse.

Moska, e cila deklaruar vazhdimisht se Berlini nuk ka informuar kurrë askënd për konkluzionet e saj mbi çështjen Navalny, thotë, përmes zëdhënësit të Presidentit Putin, se kushdo do të ketë qasje në “të gjithë materialin” e nevojshëm për të kryer hetimin e çështjes. Nga Kremlini, zëdhënësi i Presidentit Putin specifikoi se Rusia dëshiron të hedhë dritë mbi atë që ndodhi.

Alexei Navalny, armiku numër një i Putinit për denoncimet e tij për afera korrupsioni dhe krim, ka dale nga spitali gjerman. Ai po vazhdon betejën e tij në mediat sociale, duke kërkuar që Bashkimi Europian të ndërhyjë me sanskione, duke ndaluar hyrjen në Europë të figurave kryesore që mbështesin qeverinë e Putinit.

Lexo po ashtu:  Reagon Rexhep Qosja ndaj poetit cetnik serb, Gojko Gjogo: "Janë të zënë sundimtarët tanë dhe çerekakademikët e tyre me pajtimin që t’i dhurohen Malit të Zi disa mija hektarë tokë me rëndësi ekonomike e gjeostrategjike, por, por jo edhe me ..."

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *