Imazhi më i fortë që kemi në lidhje me pushtimin njerëzor të Hënës është një foto e një gjurme, por nuk është imazhi i parë, as nuk është ai i njeriut të parë që ka shkelur në atë vend të pluhurosur e të largët, Neil Armstrong. Ajo është një gjurmë e “të dytit”, Buzz Aldrin, i dyti njeri që ka shkelur në Hënë, siç thuhet në këtë faqe të NASA-s të korrikut 2013 dhe e azhornuar në gusht 2017.

Pasi zbriti në Hënë dhe tha frazën e famshme të hapit të vogël, Armstrong na dha foton e parë nga Hëna dhe pastaj shumë më tepër, por jo gjurmën e hapit të tij të parë.

Në realitet këtë informacion e kemi patur gjithmonë dhe e kemi harruar vazhdimisht: fotografia e parë e një gjurme në Hënë, e lënë dhe fotografuar nga Aldrin, duhej të ishte e para.

Jo për mburrje. Në dallim nga pozat krah flamurit (patriotizëm dhe propagandë në kohën e Luftës së Ftohtë), gjurma u bë dhe fotografua qëllimisht për qëllime shkencore: duhej që në Tokë të shihnin dheun e Hënës. Në arkivat historikë të misioneve Apollo është e mundur të shihet fotografia para se të lihet gjurma.

Lexo po ashtu:  Fati yt sot/ Horoskopi për ditën e sotme, 17 Nëntor 2020

Kapiten i harruar. Në korrik ’69, në Hënë, ndërsa Aldrin merrej me testet teknike teknike, Armstrong bënte fotografi të ritualit, si përshëndetja e flamurit dhe zbritja e shokut nga shkallët e anijes. Disa fotografi ku shfaqet Neil Armstrong janë shkrepur rastësisht. Rezultati: kapiteni i misionit duket gjithmonë me shpinë.

Hapa të humbura. Gjurmët e astronautëve të misioneve të ndryshme Apollo do të mbeten të skalitura në Hënë për mijëvjeçarë, ndoshta deri sa të goditet nga një meteor. Por e para e Armstrong është e humbur, e fshirë nga gjurmët e njëpasnjëshme të dy astronautëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *