Edhe pse skenografia e takimit të sotëm të dy qeverive në Pallatin e Kongreseve u bë në frymën e marrëveshjes së fundit në Shtëpinë e Bardhë dhe me një slogan të kujdesshëm “Bashkë pa kufi, në një rajon pa kufij”, në Serbi e konsiderojnë provokim atë që ndodhi sot në Tiranë.

Gazeta beogradase “Blic” e ka quajtur provokim deklaratën e Ramës së Porti i Durrësit po bëhet port i Kosovës.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria planifikojnë t’i heqin kufijtë dhe se së shpejti Porti i Durrësit do të bëhet port i Kosovës de facto”

Sipas mediave në këtë ngjarje në Tiranë delegacioni i Shqipërisë është pritur me nderimet më të larta, por aty ka munguar zyrtarët nga Lista Serbe në Qeverinë e Kosovës Goran Rakic dhe Dalibor Jevtic.

Mediat serbe kanë përmendur nënshkrimit e tri marrëveshjeve për Doganën në Durrës linjën hekurudhore dhe hidrocentralin për Kosovën që do të ndërtohet në Shqipëri.

Lexo po ashtu:  Ç’është një gazetar i mirë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *