“Jeta e çdo njeriu është rruga për tek vetja. Asnjë njeri s’ka qenë kurrë krejtesisht ai vetë; megjithatë secili synon të bëhet ai, njeri keshtu e tjetri ashtu, secili sipas menyrës së vet. Secili mban deri në fund mbeturinat e lindjes së tij, gëlbazën dhe lëvozhgën e një lashtësie.

Disa nuk arrijnë të bëhen kurrë njerëz, mbeten bretkosa, hardhuca, buburreca. Disa lart janë njerëz e poshte peshq. Por secili është pjellë e natyrës, pra të gjithë kemi prejardhje të njëjtë, të gjithë rrjedhim nga e njejta rrugë; mirëpo secili…i synon qëllimet e tij.

Ne mund ta kuptojmë fare mirë njeri-tjetrim, por ama secili flet për veten e vet…”

“Dy persona mund të kenë shumë gjëra të përbashkëta, mund të dakordësohen shumë mes tyre, të flasin për gjithçka së bashku dhe të arrijnë të përkojnë në njëjtësinë e këndshikimit; ta ngrenë në të njëjten lartësi një sublimitet, dhe ta groposin njësoj thellë një ligësi apo një ves.

Por shpirtrat e tyre janë mjerisht të ndarë, si lulet, secila ka rrënjën e saj, e asnjëra s’mund t’i afrohet më pranë tjetrit se ç’e ka vendosur me një rreptësi perfekte natyra… nëse nuk braktis rrënjën e vet…”

Lexo po ashtu:  Ismail Kadare viziton Gjirokastrën: 'Është bërë si Parisi'

– Herman Hesse

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *