Muzikanti që i bie me saksofon 170 himneve, midis tyre edhe himnit tonë shqiptar.

Gjatë një udhëtimi me tren në Boston, po ndroja linjën e trenave jeshilë në stacionin “Park Street”. Tek po prisja trenin e rradhës, pashë një djalë të ri zezak që po i binte saksofonit. Para kishte vendosur “arkën” e tij një kovë të madhe plastike, ndërsa në disa mbajtëse drase, kishte ngjitur disa copa kartoni ku ishin stampuar flamuj të shteteve të ndryshëm.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Në fillim nuk e kuptova pse kishte gjithë ata flamuj. Ai e kuptoi interesimin tim dhe më pyeti:

Nga je?

Nga Shqipëria, i thashë.

Ja ku e ke flamurin shqiptar, më tha dhe filloi t’i bier me saksofon himnit tonë.

Unë mbeta i shtangur kur dëgjoja një zezak t’i binte himnit tonë. Si gjithëmonë himni ynë na zgjon emocione, veçanërisht ne mërgimtarëve.

Himni dhe flamuri ynë kombëtar janë dy simbolet tona më të çmuara që na mbushin me krenari dhe emocione.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë e shqiptarëve

Pasi mbaroi së rëni himnit tonë, u afrova te kova dhe nga kënaqësia që ndjeva, i dhashë 5 dollarë. I kënaqur, zezaku më falenderoi. E pyeta si e quajnë dhe më tha se e kishte emrin Venmo Jante Samuel dhe ishte 25 vjet. E kishte mësuar në You Tube himnin tonë dhe himnet e tjerë. Sa himne di t’u biesh? e pyes unë. 170, më tha.

Është vërtet një shifër shumë e madhe. Pas meje erdhën “klientë” të tjerë dhe i riu vazhdoi t’i bier himneve që kërkonin.

Pas pak mbriti treni jeshil dhe unë vazhdova rrugën ku isha nisur. Ky rasti i “biznesmenit” me himnet dhe flamujt e shumë vendeve, më futi në mendime. Njeriu po ta vrasë mendjen, gjen mënyra jetese. Dhe ai e kish gjetur “çelsin” e biznesit në mënyrën e vet. Siç dihet Amerika është vend emigrantësh dhe ai duke ditur dobësinë e tyre për vendet nga kanë edhur , e kishte gjetur “shkëndijën” për t’i prekur. Dhe i prekte vërtet. Kush më shumë se himni i vendit tënd , mund të ngjallë aq emocione!

Lexo po ashtu:  Antieuropiane mbajtja e masave të BE-së ndaj Kosovës. Po ndëshkohen njerëzit edhe në projekte si uji i pijshëm

Nga Fuat Memelli /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *