Kjo është fotoja që nuk e kisha menduar kurrë se do ta bëja. Një nuse në varreza. Mendova fillimisht nëse duhet ta publikoja apo jo këtë foto: “Si do ta shohin të tjerët? A do ta kuptojnë? A mos është tepër personale për ta ndarë me të tjerët?”

Alessia (nusja në këtë histori) është e veçantë, një nga ata njerëzit që pavarësisht vështirësive të hasura gjatë jetës së saj, është mirënjohëse për jetën! Ajo është një femër që falënderon, falenderon shumë dhe është falenderuese për njerëzit që do dhe për njerëzit që kanë qenë të pranishëm në jetën e saj. Fatkeqësisht të jesh mirënjohëse është një virtyt që po e hasim përherë e më rrallë në ditët e sotme.

Ndoshta këto janë karakteristikat që më kanë bërë më shumë përshtypje tek ajo. Dje Alessia më dërgoi një mesazh vokal duke më thënë se dëshira e saj më e madhe, para se të shkonte në kishë, ishte të shkonte në varreza për të përshëndetur babanë e saj.

Lexo po ashtu:  Nga ndihma e shpejtë te pajisjet e kuzhinës, një zinxhir produktesh me elementë të dëmshëm për njeriun

“Anxhelika a mundemi?!”, – më pyeti ajo me gjysmë zëri në regjistrimin zanor.
“A mundemi? Ti je nusja, është dita jote, shkojmë ku të duash”, – ia ktheva.

Ajo vazhdoi të më falënderonte gjithë ditën dhe të më kërkonte falje nëse ”Rastësisht do të më bënte disi të humbja kohën time“.

Bëj punën më të bukur në botë, mundohem shumë t’u lë diçka njerëzve, t’u lë kujtime sa më të bukura nga dita e tyre më e gëzuar e jetës, por ata nuk e kuptojnë edhe sa shumë ndjenja më falin mua njëkohësisht. Duke hyrë në ato varreza sot në mëngjes, kuptova se sa “e vogël” jam, por edhe se sa me fat jam. Ndjeva një shtrëngim në gjoks dhe m’u tha fyti. Kur hyn në shtëpitë e njerëzve bëhesh pjesë e diçkaje që u përket atyre. Ata të flasin për ndjenjat e tyre dhe të tregojnë historitë ndër më prekëse dhe kjo jo vetëm të prek pamasë, por edhe të bën të ndihesh e privilegjuar.

Lexo po ashtu:  Pse Shkurti ka më pak ditë se muajt e tjerë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *