Sipas ish babysitter-es dhe kamerieres së thjeshtë, të shndërruar sot në një multimilionere që jeton në Malibu, Kaliforni, të bëhesh e pasur dhe të drejtosh kompaninë e ëndrrave, është çështje fati dhe shansi por: Ju mund të keni jetën që keni ëndërruar gjithmonë, në çdo pjesë të sajën edhe falë disa trukeve të tjera.

Ajo tregon se nuk ka lexuar asnjëherë asnjë libër biznesi dhe nuk ka ndjekur asnjë kurs të specializuar për të realizuar planet e saja për të ardhmen e shoqërisë që tashmë ka krijuar. “Unë thjesht zgjodha”, tregon ajo, “të mësoja si ta zotëroja pasurinë dhe fatin tim, e më pas të ndaja këto njohuri edhe me femrat e tjera”.

Ja cilat janë 3 këshillat kryesore sipas Amanda Frances:

  1. Vendosni se çfarë doni të zotëroni dhe shkruajeni atë

Në tetë vitet e mia të drejtimit të kësaj kompanie dhe pesë viteve të biznesit tim gjatë të cilave ai më ka mbështetur financiarisht, kam vërejtur se kur shumica e njerëzve thonë se do të bëjnë diçka, ata shpesh kthehen mbrapa dhe kështu me radhë, duke e pyetur veten shpesh për sigurinë ë të ardhmes së projektit të tyre, ndërsa marrin edhe mendime të jashtme që i dekurajojnë mbi realizimin e projektit të tyre fillestar.

  1. Mbani dy vizione njëherësh.
Lexo po ashtu:  Këto rregulla janë të rëndësishme për jetën tonë në ditët tona. - Lexo me kujdes!

Unë mbaj dy vizione njëherësh. Unë gjithmonë e di se cili është qëllimi afatshkurtër (d.m.th., gjëja tjetër që do të blini, bëni ose paguani në të ardhmen e afërt) dhe cili është qëllimi afatgjatë (vizioni i madh në jetën tuaj dhe qëllimet e mëdha për të cilat do t’iu duhet pak më shumë kohë për të arritur.

Përmes mbajtjes së dy vizioneve në të njëjtën kohë, unë mund të ndërmarr hapa të përditshme për të ecur përpara me të dyja qëllimet njëherësh.

  1. Injoroni të gjithë dhe këdo rrotull jush

Shumë njerëz do të kenë mendime dhe gjykime për atë që duhet të bëni për të arritur ëndrrat tuaja. Përveç se në rastin nëse ata kanë atë që dëshironi ose për të cilën ju keni nevojë, në të kundërt injorojini. (Kjo përfshin psikikën tuaj dhe prindërit tuaj.) Ju duhet të bëni atë që funksionon, është e drejtë dhe ka kuptim për ju. Dëgjoni vetëm njerëzit dhe gjërat që ju ndihmojnë të besoni në veten tuaj dhe mundësinë tuaj të pakufishme. (BI)

Edel Starzimiri

Lexo po ashtu:  “Qesen e armën mos ia dorëzo gruas!” Lexoni disa fjalë të urta popullore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *