Fenomeni i braktisjes së fëmijëve në Kosovë, thuajse ishte i panjohur deri në përfundim të luftës.

Një nga fëmijët e braktisur menjëherë pasluftës ishte edhe Arta, e cila ishte braktisur disa ditë pas lindjes në spitalin e Prizrenit.

Në atë kohë mediat e huaja kishin vizituar spitalin e Prizrenit, ku deri paslutës  thuajse nuk kishte asnjë fëmijë të braktisur, por që me të përfunduar lufta ky numër veç se u rrit, e shumë nga fëmijët e braktisur ishin të lindur nga nënat shqiptare, të cilat ishin përdhunuar nga serbët gjatë luftës në Kosovë.

Arta e vogël ishte një fëmijë i lindur nga një nënë 17-vjeçare, e cila e kishe braktisur atë disa ditë pas lindjës në spitalin e Prizreni, pasi babai i saj u kishte treguar mjekëve se fëmijën nuk do ta marrin sepse vajza e tij ishte përdhunuar nga serbët.

Në reportazhin e Associated Press, i cili ishte bërë vetëm disa ditë pas luftës, thuhej se braktisja e fëmijëve kishte filluar të rritet dhe nënat po i linin fëmijët në spitale pa dhënë ndonjë informacion, kjo e bënte edhe më të vështirë birësimin e tyre./Magazina.al – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Lexo po ashtu:  Cigarja simbol i miqësisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *