Historia, na ka treguar rrëfime të dhimbshme të mizorive të kryera në të kaluarën, nga tiranë dhe  sundimtarë të pamëshirshëm. Por pak ngjarje, kanë qenë aq të tmerrshme sa Holokausti, dhe pak diktatorë kanë qenë aq mizorë sa Adolf Hitleri. Megjithatë, ligësia e tij nuk do të mund të bënte shumë dëme, po të mos ishte për ndihmën e plotë dhe mbështetjen e organizatës së tij më të besuar, Gestapo.

“Gestapo”, është në fakt një shkurtim i “Geheime Staatspolizei”, që në gjermanisht do të thotë “policia sekrete shtetërore”. Ajo u emërua si policia zyrtare sekrete shtetërore e Gjermanisë naziste, me veprim pasi nisi lufta edhe në zonat e pushtuar nga nazistët.

Ajo nuk u themelua në fakt nga Hitleri, por nga një zyrtar nazist i rangut të lartë, Herman Gëring më 26 prill 1933. Gëring u emërua drejtor, dhe Rudolf Diels komandant. Disa historianë pretendojnë se në fakt ishte ky i fundit, që sugjeroi idenë e një force policore sekrete.

Synimi kryesor i krijimit të Gestapos, ishte të ndihmonte në forcimin e sundimit nazist, duke identifikuar dhe arrestuar të gjithë agjentët anti-nazistë në Gjermani dhe zonat e pushtuara. Gëringu i inkurajoi oficerët e tij në Gestapo, të arrestonin të gjithë komunistët dhe simpatizantët e tjerë majtistë, si dhe të gjithë ata që mund të konsideroheshin si një kërcënim për qeverinë naziste.

Diels u shkarkua nga posti i tij vetëm një vit më pas, për shkak se nuk ishte “mjaftueshëm i pamëshirshëm”, për të kryer një punë kaq të rëndësishme dhe autoritative. Vendin e Diels e zuri një tjetër zyrtar nazist i rangut të lartë nazist nga Bavaria, Hajnrih Himler.

Lexo po ashtu:  "Nuk mund të arrihet vetëdija pa dhimbje." - Carl Gustav Jung

Megjithatë, për pjesën më të madhe të ekzistencës së saj 12-vjeçare, përgjegjës për udhëheqjen e Gestapos ishte Hajhrih Myler. Gestapo, përbëhej nga disa departamente, ku secili prej tyre kishte detyra sspecifike. Departamenti A, ishte përgjegjës për trajtimin e kundërshtarëve politikë të partisë, B-ja merrej me kishat dhe sektet fetare. Departamenti C merrej me administrimin e partisë, D-ja me ruajtjen e rendit në territoret e pushtuara, dhe E-së iu caktua kundërzbulimi.

Secili nga anëtarët e Gestapo-s, sidomos ata që punonin në pozicionet më të ulëta, nuk i kërkohej domosdoshmërisht të ishte nazist. Ajo që kërkohej, ishin aftësitë e veçanta policore dhe ato burokratike. Shumë nga anëtarët e kësaj policie, ishin ekstremistë nazistë dhe ish-kriminelë, të cilët ishin të pamëshirshëm, barbarë dhe kësisoj të përsosur për mizoritë që qeveria naziste priste që ata të kryenin, kundër atyre që arrestoheshin.

Gestapo, ishte përgjëgjëse vetëm para Hitlerit, dhe anëtarët e saj nuk i nënshtroheshin një procesi normal gjyqësor. Kjo organizatë, kishte gjykatat e veta, dhe shpesh vendoste vetë të ekzekutonte ndonjë që mendonte se ishte “fajtor” për tradhëti, apo që përbënte një kërcënim ndaj regjimit nazist.

Në shkurt 1936, një dekret zyrtar shpallte se Gestapo, nuk ishte përgjegjëse para gjyqësorit. Ajo nuk kishte kufizime ligjore lidhur me arrestimet, paraburgimet, trajtimin, madje edhe ekzekutimin e të ashtuquajturve “të dyshuar”, të cilët ishin kryesisht hebrenj, ciganë, homoseksualë, komunistë, dhe anëtarë të grupeve të tjera etnike minoritare.

Duhet theksuar se policia sekrete, nuk mund të kishte sukses në përpjekjet e saj, pa ndihmën dhe mbështetjen e civilëve. Gestapo, i inkurajoi qytetarët gjermanë të raportonin çdo person “të dyshimtë” tek policia lokale, e cila do të merrej pastaj vetë me kërcënimin e supozuar.

Lexo po ashtu:  "Shqiptarët mbetje turke në Ballkan", Ja platformat shfarosëse të fqinjëve tanë. – Shtetet më të mëdhenjë të spastrimit ndaj shqiptarëve në 200-vitet e fundit janë serbët, malazezët dhe ...

Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, numri i agjentëve të Gestapos në Gjermani ishte rreth 40.000. Kur nisi lufta, dhe Gjermania filloi të pushtonte pjesën tjetër të Evropës, numri i agjentëve, informatorëve dhe anëtarëve të Gestapos, u rrit në mbi 150.000.

Gjatë luftës, Gestapo kishte dy objektiva kryesore. Së pari të identifikonte dhe shfaroste  hebrenjtë, dhe njerëzit që i përkisnin rcave të tjera “të padëshirueshme”. Dhe së dyti, të parandalonte apo shtypte çdo rezistencë të jashtme. Në rajonet e pushtuara të Evropës, ajo u ndihmua nga ekstremistët, dhe ata që mbështetën Hitlerin dhe regjimin nazist.

Sidomos në Francë dhe Poloni, qytetarët vendas luajtën një rol të madh në gjuetinë ndaj grupeve të rezistencës, opozitës, hebrenjve, dhe njerëzve të grupimeve të tjera etnike.Nëse kjo polici informohej për dikë që kishte bërë qoftë edhe një shaka mbi Hitlerin, regjimin e tij apo mbi ndonjë anëtar tjetër të rëndësishëm të qeverisë naziste, ai arrestohej menjëherë, dhe dërgohej në një kamp përqendrimi.

Metodat e arrestimeve të Gestapos, ishin ç’njerëzore. Cilido që cilësohej i dyshuar, kishte vetëm 3 minuta që t’i thoshte lamtumirë familjes së tij, dhe të përgatiste rrobat që donte të merrte me vete. Pas atyre 3 minutave, ai do të mbyllej në qelitë e policisë më të afërt, dhe detyrohej të nënshkruante Formularin D-11, ku pranonte se kishte rënë dakord vetë që të hynte në burg.

Lexo po ashtu:  Boiken Abazi: Para me helikopter dhe një pakt i ri - "Pandemia e ka çmitizuar “tregun e lirë”. Anembanë rruzullit tokësor të gjithë i kanë kthyer sytë nga shteti për ndërhyrje në ekonomi, për shpëtim."

Pasi rrihej, i dyshuari dërgohej në një kamp përqendrimi, dhe qëndronte atje për aq kohë sa Gestapo e ndjente se ishte e mjaftueshme, për t’i dhënë të dyshuarit një leksion.

Gestapo ishte drejtpërdrejti apo tërthorazi përgjegjës për identifikimin dhe dëbimin e më shumë se 10 milionë njerëzve (përfshirë hebrenjte dhe të tjerët), në kampet e tmerrshme të përqendrimit si në Aushvic, Bergen-Belsen, Dahau etj. Shumë të arrestuar nga Gestapo, si kundërshtarë politikë dhe jo-politikë, u zhdukën pa gjurmë. Ata nuk u gjetën kurrë.

Gestapo menaxhoi në këtë mënyrë, vrasjet e mijëra njerëzve. Policia sekrete, përkrahu plotësisht dhe ndihmoi përdorimin e njësive të lëvizshme të vrasjeve (të quajtur Einsatzgruppen), të cilat ishin përgjegjëse për vrasjen masive të rreth 1 milionë hebrenjve gjatë Holokaustit.

Imazhi tipik i një agjenti të Gestapos, ishte ai i një burri të veshur kostum, pardesy dhe kapele. Ata që punonin për Gestapon, paguheshin më mirë se sa ata që punonin në sektorin privat. Punonjësit e nivelit më të ulët, merrnin rreth 1500 RM (Rahjmarka) në vit, ndërsa ata të niveleve të larta paguhesghin deri në 11.000 RM.

Pas luftës, Gestapo u shpërbë më 8 maj 1945, dhe u shpall një organizatë kriminale nga Gjykata Ndërkombëtar për Krime Lufte. Ajo evidentoi mizoritë dhe krimet e kryera nga anëtarët e saj, dhe arrestoi dhe dënoi mijëra prej tyre. Megjithatë, shefi i saj vjetër, Hajnrih Myler nuk u arrestua kurrë. Disa historianë mendojnë se ai u arratis në Amerikën e Jugut, ndërsa të tjerë besojnë se ai u vra gjatë luftës./bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *