Dokumentari “Triumph” do të jetë pjesë e “American Documentary Film Festival and Film Fund” në Palm Springs të Kalifornisë.
Dokumentari “Triumph” ka në qendër të tij lojtarët e kombëtares shqiptare dhe rrugëtimin e tyre në Kampionatin Evropian 2016, të gërshetuar së bashku me historinë dhe kulturën shqiptare. Ky dokumentar i cili do të shfaqe me 29 mars në kuadër të festivalit është cilësuar si një nga dokumentarët me të mirë që lidhet me sportin e që sjellë historinë e kombëtares dhe udhëtimin drejt kualifikimit të parë në një turne të madh.
Filmi në fokusin e tij ka lojtarët e kombëtares sonë, shumica e të cilëve janë fëmijë të imigrantëve të cilët kanë lënë Kosovës si pasoje e luftës që ka ndodhur, apo kanë lënë Shqipërinë si pasoje e varfërisë dhe sistemit komunistë të atëhershëm. Të rritur në vende të tjera, ka qenë Shqipëria dhe fanellat kuq e zi që i kanë bërë së bashku këta shqiptarë.
Pikërisht kjo histori dhe bashkimi i këtyre të rinjve ka nxitur edhe regjisorët Kreshnik Jonuzi dhe Luftar Van Rama që të bëjnë një dokumentar për kombëtaren./
/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress