Sallata Çezar është një nga sallatat më të famshme që përmban sallatë jeshile, leng limoni,vaj ulliri, vezë, salcë, hudhër, mustardë,djathë, piper etj.

Krijimi i kësaj sallate i atribuohet shefit Caesar Cardini, një emigrant italian që kishte restorante në Meksikë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Sikurse ka treguar vajza e tij, babai i saj e shpiku sallatën në restorantin e tij te emërtuar Caesar që ishte brenda hotelit me të njëjtin emër ndërsa me 4 korrik 1924 kur i mungonte furnizimi në kuzhinë u detyrua të sajohej për klientët.

Cardini bëri si bëri dhe me ato asortimente që kishte në kuzhinë,duke krijuar atë që sot njihet si një nga sallatat më të famshme e më të përdorura në restorante.

Lexo po ashtu:  Si të gjeni butonin "sekret" në iPhone 12?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *