Eridan Skana është shqiptari me historinë më frymëzuese të momentit. Sot, ai është pronar i tre kompanive zinxhir me 60 punonjës në Francë.

Eridani iku nga Rresheni në moshën 17-vjeçare dhe ndoqi studimet për drejtësi në shtetin francez, ku filloi punë në një kompani dhe në një moment hapi dhe kompaninë e tij.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi të gjithë historinë e jetës, duke u bërë një shembull për të gjithë.

“Aktiviteti jonë është se ne jemi 4 fabrikat më të mëdhenj në Francë, jemi konkurentë. Unë jam më i vogli nga këta të katërt. Gjërat vijnë avash avash, ne shqiptarët jemi luftëtarë të mirë. Nëse gjërat bëhen mirë, Franca të jep mundësi të mëdha.

Familja është me të vërtetë e gëzuar. Kur unë vija në Shqipëri për pushime kisha shumë pak buxhet, ndërsa moshatarët e mi vinin me më shumë buxhet se unë. Por i them të rinjve që nuk duhet të djegin etapat, vijnë të gjitha kohët.

Lexo po ashtu:  Dikur ishte i pastrehë dhe kërkonte para në rrugë për ushqim, sot është shumë i pasur – punëson vetëm ata që jetojnë në rrugë (Video)

Unë jam i titulluar me master në fushën e drejtësisë, aty ku isha drejtor isha i lidhur drejtpërdrejt me punën që bëja. Tani i jam përkushtuar biznesit.

Janë 70 familje franceze që punojnë në ndërmarrjen time dhe kjo është një përgjegjësi. Unë tani për tani jam në malet e Zvicrës, kam dy inxhinierët me vete dhe janë këtu afër meje. Kam shumë pak shqiptar, vetëm tre shqiptarë.

Jam i martuar dhe kam dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Bashkëshortja ime është shqiptare, jemi njohur në universitet në francë, ajo ka mbaruar ekonomikun dhe punon në bankë franceze”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *