Bardhyl Berberi

Në qendër të Manastirit tek stacioni i autobuzave një grua e re gati vrapon të kapi autobuzin e linjës Manastir–Ohër. Për fat të keq të saj ajo nuk e kapi autobuzin për pak metra. Ajo mallkon në gjuhën shqipe shoferin e autobuzit: “Edhe ti o i mallkuar për pak sekonda nuk më prite”.

Gjithë skenën e ndoqëm sëbashku me gruan nga xhami i makinës sonë.

-Ku do të shkosh, e pyeti ime shoqe?

– Në Shqipëri, u përgjegj ajo e pikëlluar.

– Ju jeni nga Shqipëria, e shoh nga target e makinës, a mund të vij unë me ju, na tha ajo gati duke u lutur.

E raskapitur dhe e djersitur u sitemua në makinën tonë. Pas disa km rrruge filluam të bisedojmë…

-Ju jeni shqiptare nga Maqedonia?

– Jo more vëlla jam nga zona e veriut të Shqipërisë, nga Malësia e Shkodrës.

– Po çfarë doni ju në Manastir?

-Jam e martuar në veri të krahinës së Pellangonisë me një burrë maqedonas, 52 vjeçar.

-Si je martuar në këtë zonë kaq të thellë të Maqedonisë prej Malësisë së Shkodrës?

Lexo po ashtu:  Familja Kennedy përsëri tronditet nga fatkeqësia

-Me disa sekserë nga Shkodra që merren me këtë punë të pistë na shesin ne si lopët në pazar nëpër fshatrat e thella të Maqedonisë me burra të moshuar,

-Ju dukeni e re, sa vjeç jeni?

-Jam 26 vjeçe.

-Si keni marrë një burrë kaq të moshuar?

-Kush të pyet, sekseri i Shkodrës i dha babait tim 3000 euro dhe më solli mua këtu pa e parë e pa e njohur më parë burrin 52 vjeçar që po kaloj jetën.

-Si e kaloni jetën këtu?

– Përjetime më të dhimbshme dhe jetë më të vështirë se kjo nuk ka ku të vejë.

– Vetëm pse burri juaj është i moshuar apo ju keqtrajtojnë?

– A e di familja juaj në Dukagjin që ju vuani këtu?

– Më ka shitur vetë familja ime për 3000 euro sepse na ngele në shtëpi, më thonin.

– A ju keqtrajtojnë?

– Jam e keqtrajtuar nga sllavo-maqedonasit ku shahet nëna shqiptare në çdo cep të shtëpisë, djalit tim tre vjeçar nuk mund t`i flas shqip asnjë fjalë ai nuk duhet të mësojë gjuhën shqipe edhe pse nënën e ka shqiptare.

Lexo po ashtu:  Kemi të bëjmë me nxënës dhe jo me robotë!

– Ju po shkoni në Dukagjin?

-Po kam marrë një mesazh në telefon se nëna është shumë e sëmurë, më dhanë tre ditë lejë duke më mbajtur djalin tim të vogël peng se kanë frikë se mos nuk kthehem më.

– Si quhet djali juaj?

– Zoran

– A ka vajza të tjera nga Shqipëria të martuara në këto anë?

-Po ka shumë, unë mund t’iu them se vetëm në fshatrat e Pellangonisë së Manastirit deri në fshatrat malore të Veleshit janë mbi 500 vajza shqiptare që janë martuar me të moshuar nga Maqedonia, të cilat janë shitur nga këta menaxherët shkodranë me euro nga familjet e tyre të varfëra në Shqipëri. Vijnë të kollarisur, takojnë beqarë maqedonas dhe më pas bëjnë pazare. Ata kanë ngritur zyra martesore në Shkodër dhe na shesin ne tamam si lopët në pazar.

– Nga cilat zona të Shqipërisë janë këto vajza?

– Pjesa dërmuese e tyre janë nga malësia e Shkodrës, Dukagjini, Mirdita, Kruja, nga rrethe të tjera, kryesisht nga zonat e thella malore.

Lexo po ashtu:  3 gjërat që duhet të dini para se të bëheni shoqe me Binjakët, shenjën më FANTASTIKE të horoskopit

– A keni ju ndonjë mesazh?

–  Dua të përcjellë një porosi vajzave shqiptare që të mos përjetojnë të njëjtin fat si timin dhe atyre qindra shqiptare që po përjetojnë të njëtin fat me burra të moshuar maqedonas, por edhe shteti shqiptar të ndalojë urgjent këtë dukuri që po shiten femrat shqiptare si skllave. Këtu kemi të bëjmë me një krim  të organizuar dhe cenim të rëndë të lirisë së femrës shqiptare.

Kjo ishte  biseda e 26 -vjeçares Marie. Nga një fshat i Malësisë së Shkodrës. Ajo kërkoi që të mos jepet emri i plotë i saj dhe fotua e fytyrës të jetë e pjesshme, mundesisht të duken lotët në fytyrën e saj.

Pa dyshim kur ajo zbriti në Pogradec dhe e nisëm me një autobus drejt Shkodrës na u kujtuan ato shoqatat e shumta që mbrojnë të drejtat dhe dhunën ndaj grave dhe gëlltitin fonde pafund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *