Studiuesi Noel Malcom, në verën e 2020-tës do të nxjerrë një libër të ri që prapë ka për fokus shqiptarët.
‘Rebels, Believers, Survivors – Studies in the History of the Albanians’ është libri që pritet të publikohet me 8 korrik.
Libri i historianit Malcolm merret me tokën shqiptare që prej shekullit të 19-të, duke ofruar argumente të reja mbi tema si kristianizmi, zhvillimi i miteve dhe i identitetit kombëtar shqiptar.
Noel Malcolm në këtë libër e sjellë më të thuktë studimin e tij mbi figurën e Ali Pashës ndërsa paraqet për herë të parë burime të pathëna deri tash mbi kohën e otomanizmit ndër shqiptarë.
Në 12-të kapitujt e librit, Malcolm merret me Kelmendët, me Pjetër Bogdanin, me Ernesto Cozzin, me Traktatin e Antonio Brunit mbi Rumelinë, Shqipërinë e shekullit të 15-të, Lidhjen e Prizrenit dhe Diplomacinë britanike 1878 – 1880 dhe të tjera tema.

Malcolm ka botuar disa libra mbi historinë dhe kulturën në Ballkan, ndërsa është hulumtues në Oksford, kontribues edhe për The Spectator dhe The Daily Telegraph. Është bursist i Akademisë Britanike, shkruan KultPlus.
Është autor i librave :
- “Bosnja, një histori e shkurtër” (1994),
- “Origins of English Nonsense” (1997),
- “Kosova , një histori e shkurtër” Koha- Prishtinë& Shtëpia e Librit -Tiranë (2001)
- “Aspects of Hobbes” (2002),
- “The Mental World of an Early Modern Mathematician” (2005).
Libri do të kushtojë fillimisht 40 dollarë, dhe botohet nga Oxford University Press.