Me 63 vota për, asnjë kundër dhe abstenim, deputetët kanë votuar për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Për futjen në rend të ditë sipas nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci kanë votuar 63 deputetë.

“Me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim konstatojë se Kuvendi miraton shmangien nga afati procedural për shqyrtimin e raportit vjetor të punës së AKP-së, të shkarkohet Bordi i AKP-së dhe pika e tretë që Qeveria t’i propozojë Kuvendit emërimin e Bordit të ri”, ka thënë Bogujevci.

Në fillim të kësaj seance, ushtruesja e detyrë së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, ka propozuar futjen në rend të dite shqyrtimin e raportit vjetor dhe shkarkimin e Bordit të drejtorëve të AKP-së.

“Rekomandimi i parë ka të bëjë me raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ndërsa propozimi i dytë ka të bëjë me emërimin e anëtarëve të Bordit të ARKEP-it. Prandaj, rekomandoj që të futen si rend dite këto pika”, tha Kusari-Lila.

Lexo po ashtu:  QEVERIA TA VAZHDOJË PUNËN

Kjo është kundërshtuar nga opozita.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala thotë se nuk e di pse po bëhet ky anashkalim.

“Komisioni e ka bërë punën ashtu siç duhet, nuk e di pse po bëhet ky anashkalim, kjo nguti dhe ky proces”, tha Shala.

Edhe kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se nuk do ta përkrah këtë.

“S’kemi informacion për këtë punë, është shumë joserioze të trajtohet në këtë mënyrë. Ne si Grup Parlamentar e kundërshtojmë një gjë të tillë. Mund të thërrisni seancë një ditë tjetër për këto dy tema”, tha Gashi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *