Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar që nga 1 tetori i këtij vitit, do të hiqen pagesat për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelin Bachelor dhe Master, në universitetet publike. Kurti theksoi se ky vendim vlen për studentët e vitit akademik 2021/2022.

Më tutje, Kurti tha se lehtësime do të ketë edhe për studentët e Doktoratës.

“Nga një tetori i këtij viti duke filluar nga viti akademik 2021/2022, arsimi i lartë në Kosovë do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë për nivelin Bachelor dhe Master ndërsa ata të Doktoratës do të kenë lehtësime”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera, kryeministri Kurti tha se nga ky vendim do të përfitojnë edhe studentët e vendeve të rajonit.

“Besojmë që në këtë formë nxisim interesimin për studime të larta duke përmirësuar nivelin e përgjithshëm arsimor të popullsisë sonë dhe duke kontribuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor që është parakusht për zhvillim ekonomik e progres shoqëror. Nga ky vendim do të përfitojnë të gjitha kategoritë e shoqërisë. Do të përfitojnë edhe studentët e vendeve të tjera e sidomos të atyre të rajonit që do të trajtohen si të gjithë studentët e tjerë”, ka thënë më tutje Kurti.

Lexo po ashtu:  Gjykata serbe vazhdon t’i përndjekë shqiptarët e Luginës që përdorin flamurin kombëtar

Sipas Kurtit ky është vetëm fillimi i investimeve për shkencë, kulturë e arsimim, dhe kjo për të gjitha shtresat e popullsisë pa dallim gjinie, statusi social, regjioni apo etnie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *