Pjesëtarët e familjes mbretërore në Holandë mund të martohen me partnerë të të njëjtit seks pa hequr dorë nga froni.

Në një përgjigje me shkrim, të cilës i referohet Euronews, kryeministri Mark Rutte njoftoi dje se “Kabineti nuk e sheh arsye pse një trashëgimtar ose mbreti do të duhej të largohej nga froni nëse ai/ajo dëshiron të martohet me një person të të njëjtit seks“.

“Leja” për martesa të tilla jepet nga Parlamenti holandez. Deputetët holandezë ngritën disa pyetje pas botimit të një libri mbi trashëgimtaren e fronit, “Amalia, Duty Calls”.

Princesha Amalia është fëmija më i madh i mbretit Willem-Alexander dhe do të mbushë 18 vjeç më 7 dhjetor. Ajo mbaroi shkollën e mesme në qershor dhe njoftoi se do të bëjë një vit pauzë para se të ndjekë universitetin.

Ajo gjithashtu ka refuzuar ndihmën vjetore prej 1.6 milion eurosh që i takonte kur mbushi 18 vjeç, duke deklaruar në një letër drejtuar kryeministrit Rutte në fillim të këtij viti, se e konsideron të “të pakëndshme të paguhem për sa kohë që nuk bëj asgjë për të në këmbim, dhe ndërsa studentët e tjerë e kanë shumë më të vështirë, veçanërisht në këtë periudhë pandemie”.

Lexo po ashtu:  “Nëse djali yt të telefonon tri herë në ditë, kjo tregon se e ke rritur siç duhet”

Megjithatë, pyetje të tjera mbeten pa përgjigje. E tillë është ajo lidhur me çështjen e trashëgimisë në rastin e martesës së të njëjtit seks nëse një fëmijë i lindur pas një dhurimi të spermës ose nëpërmjet një nëne zëvendësuese mund të quhet “trashëgimtar legjitim”.

Nuk është e përshtatshme të parashikohet tani një shqyrtim i tillë i trashëgimisë“, shkruan Rutte, duke shtuar: “Kjo varet shumë nga faktet dhe rrethanat e rastit specifik, të cilat, me ligjin aktual, nuk janë të njëjta si në rastin e trashëgimisë“.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *