Ish-kampioni i botës në peshat e rënda Evander Holyfield ka pranuar se mund të kthehet në ring, në moshën 57 vjecare, për një sfidë të tretë kundër Mike Tyson që, gati 54 vjec, ka rinisur të stërvitet. Dy ish-rivalët e mëdhenj do të ngjiteshin në ring, 23 vjet nga ndeshja e tyre e fundit, për qëllime bamirësie, duke mbledhur fonde për fondacionet respektive që merren me fëmijët e braktisur.

Dy boksierët janë sfiduar që në vitin 1988, kur Evander Holyfield u ngjit në peshat e rënda. Që atëherë, mes pengesave të ndryshme (e fundit burgosja e Mike Tyson për dhunë seksuale), sfida e shumëpritur ishte shtyrë vazhdimisht deri kur pa dritë në 9 nëntor 1996, në Paradise (Nevada). Ndeshja dha të tjera përgjigje nga ato që prisnin tifozët e ‘Iron Mike’: Tyson, pas një nisje premtuese, u shua shpejt duke i besuar goditjeve të izoluara e të parashikueshme, ndryshe nga karakteristikat e kombinimeve të tij të shpejta dhe u bllokua lehtë nga Holyfield, që performoi në rritje deri kur arbitri Mitch Halpern ndërpreu ndeshjen në fillimin e raundit të 11. Tyson kuptoi atë natë se për të mundur ‘The Real Deal’ vetëm fuqia nuk do ti mjaftonte kurrë e vendosi të kontaktonte Richie Giachetti, trajnerin që e kishte ndihmuar të ngrihej nga humbja e papritur kundër James Douglas e që e kishte udhëhequr deri kur përfundoi në burg. Plani, i thjeshtë aq sa ambicjoz, parashikonte të rikuperonte lëvizjet e viteve të arta e të kthehej në majën e botës në mënyrën e tij.

Lexo po ashtu:  Reali synon fitoren e radhës në La Liga ndaj Osasunas, formacionet zyrtare

Hakmarrja u luajt në Las Vegas gati tetë muaj nga ndeshja e parë e prodhoi të ardhurat ekonomike më të larta në historinë e boksit deri në atë moment. 28 qershor 1997. Një Mike Tyson cuditërisht i disiplinuar e i duruar nisi ndeshjen duke u shqetësuar për fazën mbrojtëse; Holyfield, përkundrazi, nisi i vendosur në tentativë të befasonte Mike me agresivitetin e tij e ta ndalonte të gjente besimin e duhur. Dy raundet e para, pa shumë dramë, u fituan nga kampioni në fuqi. Pastaj, në mesin e të tretit ku ritmi ishte rritur ndjeshëm, Tyson pështyu mbrojtësen e dhëmbëve gjatë një faze kapje e kafshoi dhunshëm veshin e djathtë të kampionit, duke i këputur një pjesë, për ta shtyrë më pas pas shpine, ndërsa Holyfield po protestonte për atë që ndodhi. Arbitri ekspert Mills Lane e kuptoi cfarë ndodhi e, pas rreth dy minutash ndalese, në një klimë surreale, vendosi ti jepte sfidantit dy pikë penalitet e të vazhdonte luftimin. Por pauza e detyruar nuk mjaftoi të qetësonte një Tyson të dalë nga binarët e në sekondat e fundit të raundit një tentativë tjetër kafshimi, këtë herë në veshin e majtë të Holyfield, që u pasua me skualifikimin përfundimtar. Ndeshja kaloi në histori si “The Bite Fight” (luftimi i kafshimit).

Lexo po ashtu:  Milik pranon transferimin në La Liga! Tani mbetet të bindet Napoli

Pasojat për Tyson ishin shumë të rënda. Përvec gjobës 3 milionë dollarë, erdhi heqja e licencës që e mbajti jashtë për një vit e gjysëm që ishte fillimi i fundit të Iron Mike. Ajo që ka rëndësi është se në 23 vjet, koha ka zhdukur mëritë mes të dyve. Në një spot të famshëm të ndonjë viti më parë, Tyson i ktheu pjesën e veshit të kafshuar ish-rivalit; pastaj kanë luajtur bashkë në filmin “Ndeshja e madhe” (ku protagonistë ishin Sylvester Stallone e Robert De Niro), në 2013. Pastaj vetë Mike në 2017 mirëpriti Evander në International Boxing Hall of Fame, duke e prezantuar për publikun me këto fjalë: “Një miku im, një nga kampionët më të mëdhenj të të gjithë kohëve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *