Poezi nga Syhejl Havolli

I tëkurrur nga ngricat po trupoj Prishtinës
Gjithnjë pas hijes sate që më shfaqet lart
Me ty po flas e për ty po flas por kot
Kur shiu i akullt po m’i përmbys fjalët
Ti po varesh si hije e po bie i padukshëm
Rrugëve periferike të qyteteve ku arti
Nuk merr formë nga balta e shkelur
Ani i Dashuri ynë
Rri atje ku të ndjejmë si engjull sipër reve
Se po zbrite shesheve a kah Biblioteka
Të presin betonarme dhe parmakë
Ku liria e fjalës i përngjan baltës
Mos shiko gurët e gdhendur as bronzin e shkrirë
As muret e zbrazëta me portretin tënd
Se na i vodhën gurët e nuk kemi as ngjyrë
Mos zbrit më poshtë se na zë ngusht
Kur për ty nuk na mbetën as dy gisht fytyrë.
Lexo po ashtu:  Lojtarja e Kosovës e poshtëron keq sllovenen me këtë lëvizje brilante në ‘Fadil Vokrri’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *