Dashi:

Duhet të ndaloni së ngatërruari toksicitetin me pasionin. Ju duhet të ndaloni së supozuari se një marrëdhënie është emocionuese kur është e mbushur me pasiguri. Ju nuk keni nevojë për dikë që të testojë fluturat në stomakun tuaj. Keni nevojë për dikë që t’ju japë qëndrueshmëri. Dikush të cilit mund t’i besoni. Dikush që nuk do të anulojë planet në sekondën e fundit dhe do t’ju lërë të prisni për një SMS. Gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit 2020, ju duhet të ndaloni së kënaquri me njerëz që ju dërgojnë sinjale të përzier dhe ju bëjnë të hamendësoni. Ju duhet të rritni standardet tuaja. Ju duhet të ndaloni së pranuari dhimbjen, si pjesë e marrëdhënies suaj.

Peshorja:

Duhet të filloni ta vendosni veten në plan të parë. Ju duhet të filloni të veproni me egoizëm. Ju duhet të ndaloni së merakosuri më shumë për lumturinë e të tjerëve dhe të filloni të përqendroheni në lumturinë tuaj. Të rrini me dikë për t’i kursyer atyre dhimbjen e një ndarjeje, nuk ju bën një person të mirë. Gjëja e duhur për të bërë do të ishte që të ndaheni tani, përpara se personi tjetër t’ju ngjitet edhe më shumë. Jepuni kohë për të gjetur një tjetër. Merrni kohën për të kërkuar atë që dëshironi me të vërtetë, çfarë ju bën vërtet të buzëqeshni. Sado e vështirë të jetë që ta pranoni, sakrifica tuaja nuk janë fisnike. Janë të padrejta ndaj personit me të cilin po qëndroni, dhe po ju bëjnë vetëm të pakënaqur. Kjo është arsyeja pse, në vitin 2020, ju duhet të ndaloni së bëri dëshmorin, dhe të bëni atë që dëshironi.

Lexo po ashtu:  Shifrat zyrtare/ Sa gomerë ka në Shqipëri?

Shigjetari:

Ju duhet të ndaloni së kundërshtuari të gjithë. Mjaft gjetët vetëm arsye për të hedhur poshtë të tjerët.. Po, ju meritoni dikë që është i mjaftueshëm për ju, por nuk duhet të supozoni se çdo person në planet është më pak se ju. Ju duhet të jeni më të hapur. Dashuria do të thotë të ndërmerrni rreziqe. Dashuria do të thotë të ekspozoni zemrën tuaj. Dhe nuk e keni bërë kohët e fundit. Ju keni qenë të mbyllur emocionalisht. Ju keni shmangur njerëzit, keni provuar të mos afroheni shumë me askënd dhe kjo do të ndikojë tek ju. Nëse dëshironi të përfitoni sa më shumë nga viti 2020, atëherë duhet të bëni një ndryshim në dashuri.

Ujori:

Ju duhet të ndaloni së ndjekuri njerëz që nuk ju trajtojnë me të njëjtin respekt që u keni dhënë. Mjaft dërguat ju mesazhe të parët. Mjaft planifikuat ju. Nuk është përgjegjësia juaj për t’i bërë ata t’ju kushtojnë vëmendje. Nëse do të ndjenin po aq shumë sa ju, atëherë ata do t’ju jepnin vëmendjen që dëshironit. Gjithmonë. Dhe nëse vërtet nuk ju kushtojnë këtë vëmendje, duhet të ndaloni së menduari se diçka nuk është në rregull me ju. Disa njerëz nuk shkojnë së bashku dhe nuk ka problem. Në vitin 2020, ju duhet të thoni lamtumirë njerëzve që po mbani, edhe nëse keni një histori me ta, edhe nëse keni zemrën të gatshme të përfundoni me ta. Më në fund duhet të ecni përpara.

Lexo po ashtu:  Protesta në Berlin kundër masave të reja shtrënguese të qeverisë për pandeminë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *