Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime?

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme.

Dashi (21.-3.-20.04.)

Puna: Këto ditë, një njohje e vogël është e mundur, por edhe një mundësi për të bërë diçka për të cilën do të jeni shumë krenar. Mirëpo, nëse veproni me nxitim, mund të bëni zgjedhjen e gabuar dhe kështu të humbisni gjithçka që ju ofrohet. Sido që të jetë, asgjë nuk shkon pa komplikime shtesë, ndërsa lajmi i mirë është se ju përsëri mund të keni sukses nëse jeni mjaft të durueshëm dhe të mençur.

Shëndeti: Bëni kujdes me ilaçet.

Dashuria: Atmosfera në shtëpi është e tillë që të gjithë janë të përqendruar në nevojat e tyre. Ju pëlqen afërsia e familjes, sepse jeni të vetëdijshëm që jeni miqtë më të mirë të njëri-tjetrit këto ditë. Sidoqoftë, në të njëjtën kohë, ju jeni të irrituar nga e gjithë situata, sepse janë anuluar ngjarjet shoqërore që keni pritur për një kohë të gjatë.

DEMI (21.04.-21.05.)

Puna: Keni për detyrë të zgjidhni një situatë që deri tani nuk e keni hasur. Po merrni mbështetje nga eprorët tuaj, por atë e shihni si një punë shumë të mundimshme që është e pamundur të bëhet. Me zemërim, po ndërhyni në atë që mund ta bëni me lehtësi, nuk e kuptoni se po ju hapet një mundësi, si rezultat i së cilës ju mund të shkëlqeni përgjithmonë.

Shëndeti: Mos e zëvendësoni ditën me natë.

Dashuria: Atmosfera në ambientin familjar varet nga sasia e parave që keni në dispozicion. Keqkuptimet në lidhje me përparësitë janë të mundshme, sepse për ju çdo blerje është një shpenzim i panevojshëm në një situatë të jashtëzakonshme. Jeta juaj shoqërore është në një trajektore në ngritje, po ju kontaktojnë njerëz krijues që ju frymëzojnë.

BINJAKËT (22.05.-21.06.)

Puna: Po merrni gjithnjë e më shumë borxh. Është koha të riorganizoni punën tuaj, qoftë kjo çështje e rivendosjes personale apo rishpërndarjes së detyrimeve me të cilat ju do të transferonit një pjesë të barrës te njerëzit me të cilët punoni. Me gjithë vështirësitë të cilat ju kanë bllokuar, kjo është një periudhë e shkëlqyeshme për ju për t’i bërë lëvizjet që do t’ju sigurojnë një të ardhme më të mirë.

Shëndeti: Pini më shumë lëngje.

Dashuria: Pavarësisht nga ajo se sa i jeni përkushtuar familjes, tani duhet të tërhiqeni dhe të kaloni një periudhë më të gjatë kohe vetëm. Nëse keni një lidhje dashurie, për fat të mirë, partneri do të ketë një mirëkuptim për heshtjen tuaj, por nëse nuk keni, është e mundur të krijoni kontakt me një person që është në një farë mënyre interesant, por ju ngarkon me historitë e tij të pazakonta dhe me pesimizëm.

Lexo po ashtu:  Intervista e rrallë e ’26-s: - Në Shqipërinë e Jugut nuk ka grekë, përveçse grekofonë. Ortodoksët shqiptarë, nga raca, gjuha, kombësia, janë shqiptarë, zot shtëpie. Koha kur Greqia e quante Shqipërinë “motra e vogël”

GAFORRJA (22.06.-22.07.)

Puna: Me kokëfortësi po përpiqeni t’i tregoni aftësitë tuaja. Jeni i shpejtë dhe i zgjuar në komunikim, gjithçka funksionon si duhet, por rezultatet mungojnë. Çështjet financiare ju ngarkojnë, por në atë fushë nuk ka zgjidhje tjetër përveç të presësh me durim që të përfundojë kjo periudhë e vështirë. Lajmet pozitive vijnë nga personat zyrtarë, megjithëse kjo nuk i zgjidh të gjitha problemet plotësisht.

Shëndeti: Konsumoni më pak ëmbëlsira.

Dashuria: Në shtëpi, jeni të përqendruar në disa probleme, kaloni shumë kohë duke u përpjekur që me bisedime t’i zgjidhni të gjitha dyshimet. Pavarësisht se si e poziciononi veten, komunikimi nuk rrjedh në të dy drejtimet, sikur po flisni me veten tuaj. Është e mundshme një grindje serioze që do ta keni të vështirë ta shmangni.

LUANI (23.07.-22.08.)

Puna: Jeni shumë aktivë dhe shumë të interesuar për disa ide të reja që dëshironi t‘i aplikoni menjëherë. Nga ana tjetër, kjo është një periudhë kur mund të prisni komplikime financiare. Përveç shpenzimeve të papritura, ka disa prurje të konsiderueshme parash, kështu që nuk ka ndonjë arsye të tepruar për t’u shqetësuar. Mënyra e re e të bërit biznes do të thotë presion shtesë për ju, të cilin po e përballoni me sukses tani për tani.

Shëndeti: Dhembje shpine.

Dashuria: Në rrethin familjar, gjithçka që thoni po kthehet kundër jush. Do të keni një diskutim të sigurt me personin e dashur dhe, nëse nuk jeni mjaft të durueshëm, një bisedë dinamike kërcënon të kthehet në një argument që mund të lërë pasoja të qëndrueshme. Tërhiquni me kohë, sepse nuk është momenti i duhur për të kërkuar drejtësinë dhe të vërtetën.

VIRGJËRESHA (23.08 – 22.09.)

Puna: Jeni të frikësuar. Ju duhet të vendosni një ekuilibër midis kërkesave të supozuara dhe mundësive reale. Është kjo një periudhë e pafavorshme për çdo marrëdhënie me publikun. Çfarëdo që të bëni, do të paraqiteni në mënyrë të gabuar. Bëni kujdes në komunikim, veçanërisht aty ku merren vendime që kanë të bëjnë me ju.

Shëndeti: Shmangni ushqimin e shpejtë.

Dashuria: Intensifikimi i marrëdhënieve familjare për ju përfaqëson hapjen e një fushëbeteje në të cilën beteja nuk ndalet. Diçka nuk po ju lejon të hiqni dorë nga pikëpamjet tuaja, gjithashtu edhe nga familjarët. Nëse nuk gjeni një mënyrë për t’i zgjidhur keqkuptimet, çdo diskutim pasues çon në një atmosferë edhe më të përkeqësuar.

Lexo po ashtu:  14 fakte psikologjike shumë interesante!

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Keni përshtypjen se jeni lënë vetëm dhe askush nuk ju përkrah. Po e intensifikoni komunikimin me njerëzit që janë jashtë vendit, por jeni ende larg arritjes së qëllimit. Në përgjithësi, pakënaqësitë janë të mundshme gjatë kësaj periudhe, por mos u shqetësoni, sepse do dilni nga gjithçka pa pasoja. Mund të tingëllojë e pabesueshme, por mundësi të reja do të shfaqen për ju.

Shëndeti: Kujdes nga infeksionet, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Aspektet që përshkruajnë jetën tuaj familjare këto ditë sugjerojnë dinamikë të plotë në marrëdhëniet me të dashurit tuaj, por në të njëjtën kohë është dinamikë e vështirë për të zgjidhur problemet. Për disa, kjo periudhë do të sjellë ndërlikime serioze në marrëdhëniet emocionale që ndryshojnë përgjithmonë mënyrën e funksionimit të një marrëdhënieje.

AKREPI (23.10.22.11.)

Puna: Ju duhet të jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm për të shmangur çdo lloj agresioni që mund të ndodhë në mjedisin tuaj. Përveç kësaj, kini kujdes nga lëndimet. Intensifikimi i të gjitha marrëdhënieve mund të jetë kërkesë e tepërt për ju, madje kjo mund të rezultojë në një shpërthim zemërimi të pakontrolluar, për të cilin jeni të prirë këto ditë. Tensioni vjen nga frika juaj, të cilën gjithnjë e më shumë e keni të vështirë të kapërceni.

Shëndeti: Probleme me sinuset.

Dashuria: Jeni pozitiv në mjedisin familjar. Jeni të kënaqur me veten tuaj, energjia e romancës shkëlqen nga ju, sikur keni dalë nga një përrallë. Disa prej jush janë të dashuruar gjatë kësaj periudhe, ndërsa ata që janë të lirë i dorëzohen imagjinatës duke pritur një ngjarje të gëzueshme. Kujdes, mund të zhgënjeheni nga fundi i kësaj periudhe.

SHIGJETARI (23.11 – 21.12.)

Puna: Nëse këto ditë po prisni një dokument, vendim ose propozim të eprorëve tuaj, mund të prisni shqetësime. Për ndonjë arsye, ju nuk i shihni shumë gjëra në mënyrën e duhur, jeni i ekspozuar ndaj mashtrimeve, veprimeve në prapaskenë dhe qëllimeve të këqija të njerëzve që kanë mundësinë të vendosin për ju. Nëse duhet të merrni një vendim të rëndësishëm, përpiquni ta prolongoni atë dhe kështu të shmangni gabimet.

Shëndeti: Shëtitni më shumë në natyrë.

Dashuria: Situata e përgjithshme në një mjedis më të gjerë ndikon shumë në atmosferën brenda shtëpisë tuaj. Jeni të ndjeshëm ndaj humorit të keq të njerëzve të tjerë, kështu që kjo mund të krijojë tension. Deri në fund të javës, tensioni do të dobësohet, harmonia do të vendoset sepse do të mësoheni me gjithçka.

Lexo po ashtu:  MOSKË/ Sot Serbia përsëri kërkoj coptimin e Kosovës përmes Putinit, Edia Rama heshtë

BRICJAPI (22.12 – 20.01.)

Puna: Marrëdhënia me bashkëpunëtorët po merr intensitet, sepse mënyra e re e komunikimit është në favor të atyre që nuk kanë guximin të shquhen në jetën reale. Mjedisi i punës përmirësohet ndërsa gjeni një mënyrë për t’u organizuar. Në të njëjtën kohë, disa aktivitete prapa skenave po dalin në dritë. Për të shmangur ndërlikimet, kujdesuni me kë po flisni.

Shëndeti: Qetësojeni veten duke lexuar.

Dashuria: Nuk ka probleme me personin e dashur, marrëdhëniet hyjnë në një fazë ku nuk ka mosmarrëveshje. Jeni plot rrezatime pozitive, kështu që lehtë mund t’i kapërceni tundimet që më parë e kishit të vështirë t’i kapërceni. Një renesancë e vogël sjell një rimbushje të konsiderueshme të baterive që do t’ju duhet në periudhën e ardhshme.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Jeni duke u munduar të mbaroni gjithçka shpejt dhe të vazhdoni me hapa të mëdhenj. Kini kujdes nga ekzagjerimet, veçanërisht në fushën e detyrimeve që merrni përsipër. Financat ju shqetësojnë, por jo më shumë sesa është e zakonshme për ju, në këtë periudhë. Prisni një telefonatë nga një person nga e kaluara, ai përcjell një informacion që do të jetë i rëndësishëm për ju në të ardhmen.

Shëndeti: Kontrolloni shtypjen e gjakut.

Dashuria: Në lidhjen tuaj dashurore ju mundon pakënaqësia, diçka nuk është në rregull. Sado që të jeni të sigurt për supozimet tuaja, nuk keni se si t’i provoni ato. Dyshimi grumbullohen si një re e errët në fushën e dashurisë suaj, kështu që ju mund të kërkoni ngushëllim në korrespodencë të fshehtë me një person me të cilin lidhja është e pamundur.

PESHQIT (20.02. – 20.03.)

Puna: Pavarësisht se çfarë ndodh rreth jush, ju jeni plot energji dhe gjallëri gjatë kësaj periudhe. Keni autoritet të fortë dhe vetëbesim, kështu që lehtë mund të ndikoni në mjedis. Ju mund të merrni njohje, si shenjë e një vëmendjeje të vogël për përpjekjet tuaja të mëparshme. Një person i rëndësishëm mund të përpiqet të ndikojë te ju, por ju jeni të vetëdijshëm për qëllimet e këqija. Dikush nga mjedisi i afërt dëshiron të besojë te ju, gjë që ju detyron të tërhiqeni.

Shëndeti: Shmangni alkoolin.

Dashuria: Jeni plotësisht të përqendruar në problemet praktike, prandaj kjo do të reflektojë në statusin tuaj emocional. Jeni të rrethuar nga njerëz që janë të përfshirë në aktivitete prapa skenave dhe midis tyre është një person i seksit tjetër që ju tërheq fshehtas. Ka biseda sekrete, letërkëmbime, madje edhe një aventurë kalimtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *