Avdullah Hoti ka realizuar dy takime publike gjatë qëndrimit treditësh të Miroslav Lajcak në Kosovë. Ai ka thënë se me sllovakun “ka definuar plot çështje të agjendës që na pret në të ardhmen”. Por, Lajçak sot tha se në agjendën e tij është vetëm normalizimi i marrëdhënieve e jo njohja reciproke. Dje, Hoti pohoi të kundërtën, tha se Kosova ka negociuar që 10 vjet normalizimin dhe se tani është në radhë procesi negociator për njohje.

Pavarësisht takimeve që kanë pasur, kryeministri Avdullah Hoti, dhe emisari i BE’së për dialogun, Miroslav Lajçak, kanë dhënë deklarata të kundërta sa i përket finales me Serbinë. Hoti është i prerë që negociatat duhet të përfundojnë me njohje reciproke pa i prekur kufijtë derisa Lajçak thotë se s’mund të flas në atë drejtim dhe se mandati i tij është normalizimi i raporteve.

Avdullah Hoti, dje në një diskutim të organizuar nga KDI ka bërë të qarta kërkesat e Republikës së Kosovës në dialogun përballë Serbisë. Kreu i ekzekutivit ka thënë se pjesë të marrëveshjes finale dëshirojnë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Lexo po ashtu:  Keq, shumë keq! Kongo letër Serbisë pas deklaratave të Pacollit: - Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës

“Unë do të shkoj në takim me qëndrim të qartë që dialogu të fillojë për njohje, jo për normalizim të marrëdhënieve, ajo do të jetë derivat pas njohjes. Për normalizim kemi dialogu që sa vite. Tash jemi në pikën ku ne duhet të dakordohemi për njohje, e pastaj t’i zgjidhim çështjet e hapura, mendoj që shumë konspiracion për këtë çështje, ne ulemi në tavolinë si palë e barabartë për të arritur marrëveshje për njohje”, ka deklaruar dje Hoti.

“Në këtë moment nuk jam këtu të spekuloj, mund të them cili është mandati im, është normalizimi i marrëdhënieve”, ka potencuar sot Lajçak para gazetarëve.

Derisa krahas këtyre zhvillimeve në Kosovë, duarkryq nuk ka qëndruar emisari i SHBA’së për dialogun, Richard Grenell, i cili do të presë liderët e dy shteteve në Ëashington më 27 qershor. Grenell sot ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë mundësinë që po iu jep Shtëpia e Bardhë për të ecur përpara drejt zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes.

Lexo po ashtu:  Ekspertët ngrenë alarmin për lidhjen e trurit me kompjuterin

Për iniciativën amerikane në konferencën e sotme s’ka pranuar të thotë asnjë fjalë, Miroslav Lajçak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *