Infektuar: 3508
Shëruar: 1902
Vdekur: 75

Hoti takohet me Vuçiqin më 12 korrik në Bruksel

Hoti takohet me Vuçiqin më 12 korrik në Bruksel

AKTUALEJuly 06, 2020 – 12:18

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar në profilin e tij në Twitter, se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, do të takohen në raundin e ri të bisedimeve.

“Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë më 12 korrik në Bruksel me pjesëmarrës Josep Borrellin, Mirosllav Lajçakun, Avdullah Hotin dhe Alleksandar Vuçiqin për të vazhduar punën drejt arritjes në një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano.

Në konferencë me gazetarë, Stano shtoi se me këtë takim shënohet rifillimi i dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe në të do të diskutohen “të gjithë çështjet e hapura”.

Ndërkaq, dy ditë para këtij takimi, nga Zyra e presidentit francez, Emmanuel Macron, është njoftuar se do të zhvillohet një “samiti virtual” mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, që do të ndërmjetësohet nga vetë Macroni dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Në këtë samit ende nuk dihet kush do ta përfaqësojë Kosovën.

Lexo po ashtu:  29 vjet nga masat e dhunshme të Serbisë në UP

Ky samit, që do të zhvillohet përmes një video-lidhje, ka për qëllim uljen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha Zyra e presidentit Macron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *