Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se bashkë me ministren e Arsimit, Hykmete Bajrami, janë duke shqyrtuar nëse duhet të ndërmarrin masa tjera parandaluese në institucionet arsimor, lidhur me koronavirusin.

Ai në një postimi në Facebook ka shkruar se çdo masë do të koordinohet me autoritetet shëndetësore.

“Ne koordinim me Ministren e Arsimit, po shqyrtojmë nëse duhet ndërmarrë masa tjera parandaluese në institucionet arsimore kundër COVID 19. Çdo masë do të koordinohet me autoritetet shëndetësore. Në mbledhje të Qeverisë do të diskutojmë për këtë çështje dhe do të ndërmarrim masat e nevojshme”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu:  Parada shqiptare – mbërrijnë në Nju Jork edhe veshjet folklorike të krahinës shqiptare Çamëria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *