Sipas Hovenierit, marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Kosovës tashmë janë ndikuar nga çështja e ndalimit të dinarit.

“Jam i shqetësuar që ka deklarata pas kësaj interviste të O’Brien, që sugjerojnë që marrëdhënia mes Kosovoës dhe ShBA-së nuk është prekur dhe se nuk do të prekur nga kjo situatë, më duhet të jem i qartë që kjo thjeshtë nuk është e vërtetë. Kjo nuk është situata.” – tha ai.

Diplomati amerikan ka thënë se SHBA-së është e përkushtuar që të mbështes popullin e Kosovës.

Pavarësisht mospajtimeve me Qeverinë, ai ka thënë se të shtunën do të jetë i pranishëm në ceremoninë për të festuar 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

SHBA përkushtohet për popullin e Kosovës dhe jemi plotësisht të përkushtuar. Dhe të shtunën do të festojmë përvjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe gjithsesi se do të jemi i pranishëm për të festuar atë që kemi arritur se bashku. Por, kjo nënvizon prapë atë se sa problematik është ky moment. Pra, Qeveria duket se nuk po punon në partneritet me neve. Pra duan të shmangim gjera të tilla që të ndodhin në të ardhmen”, ka thënë diplomati amerikan.

Lexo po ashtu:  Protesta qytetare shtrihet edhe ne rrethe: Të ikë Sandër Lleshaj!

Ambasadori amerikan është pyetur edhe pasojat e mundshme ndaj Kosovës, nëse Qeveria nuk reflekton ndaj kërkesës së SHBA-së për të pezullua rregulloren e re të BQK-së.

Kjo na bëhet shpesh si pyetje. Është bërë e njëjta gjë edhe në Departamentin e Shteti. Dhe është thënë se nuk jemi në pozitën për të folur për ndonjë masë specifike dhe këtë mund ta them edhe unë. Por po them prapë, siç e ka thënë z. O`Brien, ne do të shpresonim që Qeveria dhe kryeministri Kurti do të angazhohet si partnerë që ta zgjidhim këtë çështje se bashku në vend se të marr veprime të njëanshme”, është shprehur ai.