Konferenca “Huawei Eco-Connect 2020” sjell mundësi të përbashkëta zhvillimi
Huawei ofron mundësi të reja për një të ardhme inteligjente
Huawei mbajti aktivitetin e përvitshëm “Eco-Connect Europe 2020” ekskluzivisht në internet, me temën “Vlera e re e përbashkët”. Konferenca u përqendrua në bashkëpunimin e ndërsjellë të dobishëm midis Evropës dhe Huawei.

Huawei po merr një rol udhëheqës në revolucionin e eventeve virtuale, duke u përqendruar dhe promovuar bashkëpunimin midis bizneseve dhe partnerëve, si dhe duke u sjellë atyre zgjidhje të reja teknologjike në një mjedis të largët.

Krijimi i vlerës afatgjatë me Evropën
Anëtari i Bordit dhe Presidenti i Huawei Enterprise BG, Peng Zhongyang mbajti fjalën kryesore duke treguar se që kur Huawei krijoi qendrën e saj të parë R&D në Evropë në 2000, jo vetëm që ka shikuar transformimin dixhital në të gjithë kontinentin, por gjithashtu ka kontribuar në të. 2020 ka dëshmuar rritje shpërthyese në teknologji dhe ndryshime masive në shumë industri. Përmirësimet në teknologji të kombinuara me kërkesën e klientëve janë dy forcat shtytëse për zhvillimin e shpejtë të shoqërisë sonë.

Lexo po ashtu:  Kostumi shqiptar: viti 1839, Fustanella palë-palë, rrëmben vështrimet e venecianëve

Sipas tij, ekzistojnë tre elementë kryesorë për dixhitalizimin, pavarësisht nga skenari. E para është “teknologjia” – ne duhet të integrojmë teknologji të shumta TIK me bizneset kryesore. E dyta është “njohuritë mbi industrinë” – ne mësojmë nga ekspertët e industrisë pasi ata i kuptojnë nevojat e secilit sektor. E treta është “praktika” – vënia në veprim e ideve dhe krijimi i vlerës reale për klientët.

Gjatë 30 viteve të fundit të operacioneve të globalizuara, Huawei ka zhvilluar 68 skenarë dixhitalë, që mbulojnë R&D, prodhim, marketing global, financa etj. Për më tepër, Huawei është thellësisht e angazhuar në praktikat dixhitale të klientëve në shumë industri; Huawei po mbështet zhvillimin e mbi 700 qyteteve inteligjente dhe 300 kampeve inteligjente në të gjithë botën.

Për të ndërtuar një të ardhme dixhitale, duhet një ekosistem i fuqishëm me vlera dhe sukses të përbashkët. Në Evropë, Huawei ka më shumë se 1.000 partnerë kryesorë dhe ka çertifikuar gati 10,000 profesionistë të TIK. Përkundër sfidave dhe pasigurive, Huawei do të punojë më ngushtë me partnerët e saj për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur të një bote dixhitale për Evropën.

Lexo po ashtu:  O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë!

Në fjalën e tij, Drejtori i Dixhitalizimit në Shenzhen Airport Group theksoi se “Ju nuk mund të gjeni një botë të re me një hartë të vjetër”. Përpara nesh janë pafund pasiguri, së bashku me mundësi të mëdha. Huawei do të jetë më e hapur për klientët dhe partnerët tanë për të eksploruar të ardhmen dhe për të krijuar vlerë të industrisë së bashku”.

Huawei Eco-Connect Europe 2020 është një event e përvitshëm i organizuar nga Huawei për industrinë Evropiane të TIK-ut dhe u mbajt virtualisht në datat 20-21 Tetor 2020. Konferenca e këtij viti kishte për qëllim krijimin e një platforme të hapur, të përbashkët dhe bashkëpunuese për klientët dhe partnerët për të eksploruar mundësi të reja për një të ardhme inteligjente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *