Huawei ka qenë subjekt i shqetësimeve Amerikane të cilat shpreheshin se kompania është nën influencën e Pekinit. SHBA-të besojnë se pajisjet e Huawei përdoren për të përgjuar vendet Perëndimore.

Huawei vazhdon të jetë pjesë e listës së zezë pavarësisht premtimit të Trump

Departamenti Amerikan i Tregtisë ende e konsideron Huawei si pjesë të listës së zezë.

Lajmi vjen pak ditë pas komenteve të Presidentit Amerikan Donald Trump se në Samitin e G20-ës dhe do të hiqte disa prej sanksioneve siç është lejimi i kompanive Amerikane të bëjnë tregti me gjigantin Kinez të telekomunikacionit.

Një zyrtar i lartë si Departamentit të Tregtisë tha ditën e Hënë se Huawei mbetet në listën e zezë.

Në Samitin e G20-ës pas një bisede që pati me presidentin Kinez Xi Jinping, Trump tha se do të anulonte sanksionet ndaj Huawei që ti hapte rrugën për bisedime tregtare me ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Huawei ka qenë subjekt i shqetësimeve Amerikane të cilat shpreheshin se kompania është nën influencën e Pekinit. SHBA-të besojnë se pajisjet e Huawei përdoren për të përgjuar vendet Perëndimore.

Lexo po ashtu:  Gjithçka gati për ceremoninë e “Oscars 2020”

Themeluesi i Huawei është shprehur për Financial Times se lëvizja e Trump gjatë fundjavës nuk pritet të ndryshojë shumë tek kompania.

Ai tha se kompania ka besimin se mund të gjejë burime të tjera të teknologjisë nga vende të tjera në marrëveshja me Trump nuk shkon deri në fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *