Hulumtimi i gjerë mbi efektet anësore të vaksinave të coronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka treguar se nuk ka asnjë lidhje midis dy dozave të marra dhe vdekjeve të raportuara pas vaksinimit.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportuan se 92 për qind e efekteve anësore të lehta u raportuan pas marrjes së vaksinës Pfizer.

Rreth 4,500 njerëz në Shtetet e Bashkuara vdiqën pas vaksinimit – kjo është hetuar në periudhën deri në qershor 2021, raporton BBC. Nuk janë zbuluar të dhëna që të sugjerojnë se vdekjet ishin të lidhura me vaksinën.

Autori i hulumtimit, doktor Tom Shimabukuro, tha se reagimet ndaj vaksinave janë kryesisht të lehta dhe se ato tërhiqen pas një ose dy ditësh. Studiuesit analizuan efektet anësore që ndodhën pas 300 milionë dozave të vaksinave të dhëna në Shtetet e Bashkuara midis dhjetorit 2020 dhe qershorit 2021.

Sipas VAERS, CDC raportoi më shumë se 340 mijë efekte anësore, dhe 92 për qind e tyre u karakterizuan si të lehta.

Lexo po ashtu:  Ndiheni të rraskapitur? Ja pse ky frut mund t’ju ndihmojë

Reagimet më të shpeshta ndaj vaksinave ishin: dhimbje koke, temperaturë dhe lodhje. Janë vërejtur 22,000 efekte anësore “më serioze” dhe këto ishin kryesisht të lidhura me gulçim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *