Luftëtarët vikingë merrnin energji nga një çaj halucogjenë para sulmeve brutale përgjatë Europës veriore, thonë shkencëtarët.

Luftëtarët elitarë, që shkonin në beteja pa mburoja, futeshin në një gjendje çmendurie kafshërore para luftimit, sipas historianëve. Thuhet se pas betejave, inati i tyre binte ndjeshëm. Tani shkencëtarët besojnë se sekreti pas sulmeve të tyre të tmerrshme ishin halucogjenët.

E njohur si ‘henbana e qelbur’, bima i bënte luftëtarët të zhvisheshin nga shumica e rrobave para betejës. Ajo e bën dhimbjen të ndihet më pak dhe i bën përdoruesit të paparashikueshëm dhe tepër agresivë, duke e larguar lidhjen e tyre me realitetin.

Karsten Fatur, një etnobotanist në universitetin e Ljbuljanës në Slloveni, thotë se vikingët mund të kenë bërë çaj me bimën ose ta kenë konsumuar me alkool.

“Bima të ul ndjesinë e dhimbjes dhe të bën të egër, të paparashikueshëm dhe tepër agresivë. Ajo gjithashtu të largon nga realiteti. Kjo do t’i ketë shtyrë ata të vrasin pa as një lloj morali. “

Lexo po ashtu:  Shkencëtarët izraelitë fitojnë betejën me plakjen

Ushtritë në të gjithë historinë e njerëzimit kanë përdorur drogëra që ndryshojnë mendjen e njeriut, duke përfshirë romakët, forcat amerikane në Vietnam dhe ushtarët e Hitlerit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *