Humanity First shpërndan mbi 500 pako me dhurata për fëmijët e klasës së parë në Prishtinë

Organizata Humanity First e cila tash e tri vite funksionon në Kosovë dhe deri më tani ka dhuruar me sukses dhe në mënyrë institucionale rreth 40 donacione në disa qytete të Kosovës. Së fundi Humanity First në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, përkatësisht Drejtorinë për Mirëqenie Sociale dhe me organizatën tjetër humanitare “Nëna dhe fëmijë të lumtur” që e drejton Znj. Edita Dula, janë duke bërë paketimin e 515 dhuratave për fëmijë.
Përfitues do të jenë djemtë dhe vajzat e klasës së parë të cilët më datë 18 janar 2021 do të vijojnë mësimin e rregullt të gjysmëvjetorit të dytë. Dhuratat do të shpërndahen në 16 objekte shkollore në 39 lokacione të ndryshme të zonave rurale të Komunës së Prishtinës. Disa nga objektet shkollore përfshijnë edhe nxënësit e komuniteteve pakicë.
Organizata “Humanity First” falënderon vullnetarët e organizatës humanitare “Nëna dhe fëmijë të lumtur”, Komunën e Prishtinës (Drejtorinë për Mirëqenie Sociale) dhe Z. Premtim N. Fazliun që është koordinator për projekte dhe aktivitete pranë kësaj Drejtorie. Njëkohësisht gjithë fëmijëve ju dëshiron mësim të mbarë dhe urime fillimin e gjysmëvjetorit të dytë!

Lexo po ashtu:  Buburrecat po bëhen imunë ndaj insekticideve

Prishtinë, e shtunë
16 janar 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *