Mërgimtari dhe humanisti, Sefer Gashi, nga fshati Drenoc i Komunës së Rahovecit, i cili jeton dhe punon në Zvicër, sot ka dhënë një automjet, donacion për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Fahredin Hoti” në Rahovec.

Pas pranimit të donacionit kryetari i Komunës Smajl Latifi, ka thënë se donacionet si ky janë të nevojshëm.

Automjeti i pranuar sot si donacion, do të përdoret për kryerjen e shërbimeve për persona me aftësi të veçanta.

Ndërsa Gashi e ka falënderuar kryetarin për bashkëpunimin e treguar deri te realizimi i këtij donacioni dhe ka thënë se ky automjet besoj që do t’ua lehtësojë sadopak punën personelit që të kryejnë punë sa më efikase për personat me nevoja të veçanta. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Lexo po ashtu:  “Unë nuk jam çlirimtar. Çlirimtarët nuk e ekzistojnë. Popujt vetë e çlirojnë veten.”/ – Ernesto Che Guevara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *