Humbja e sensit të nuhatjes apo “shqetësimi” i këtij sensi nuk është edhe aq e rrallë sa mund të mendoni: një në 20 persona e përjetojnë në një pikë të jetës së tyre. Mund të ndodhë si një rezultat i sinusitit kronik, dëmit të shkaktuar nga viruset e të ftohtit, apo i një dëmtimi në kokë. Ndonjëherë është edhe pararendës i sëmundjeve të sistemit nervor, si Parkinsoni dhe Alzheimeri. Por, krahasuar me humbjen e dëgjimit dhe shikimit, për këtë problem ka pak studime dhe vëmendje mjekësore.

Personat me humbje të sensit të nuhatjes mund të përballen me probleme të ndryshme, si të ndihen të izoluar, probleme me marrëdhëniet shoqërore apo familjare, ndikim në shëndetin fizik dhe vështirësi dhe kosto për të marrë trajtim.

Dëme serioze

Humbja e nuhatjes i lë personat vulnlnerabël ndaj rreziqeve mjedisore, si ushqimi i prishur apo rrjedhjet e gazit. Gjithashtu ka një efekt negativ në aktivitet dhe eksperiencat që mund të keni, që mund të shkaktojë një rrezik potencial.

Lexo po ashtu:  Një produkt i vetëm në regjimin tonë 'ushqen' qelizat kancerogjene dhe nxit shumimin e tyre në gjithë trupin

Ndoshta kjo nuk është surprizuese duke ditur dimensionet shtesë që u jep nuhatja ushqyerjes, eksplorimit të mjedisit dhe kujtesës. Kështu, sensi i nuhatjes është një sens sa shpëtues edhe përmirësues për jetën. Humbja e tij mund të ketë efektin e kundërt. Studime të fundit nga SBA dhe Skandinavia tregojnë që humbja e sensit tuaj të nuhatjes është një faktor risku për të vdekur më të rinj.

Anosmia (humbja e nuhatjes) shkakton shqetësime fizike, ku përfshihen dieta dhe oreksi. Për shkak të kënaqësisë së reduktuar gjatë ngrënies, disa persona mund të raportojnë një oreks të reduktuar dhe humbje peshe. Të tjerë mund të përjetojnë një rënie të përgjithshme të cilësisë së dietës së tyre ushqimore me reduktimin e përceptimit të shijeve që çon në rritjen e konsumimit të ushqimeve me vlera të uëlta ushqyese.

Çrregullime emocionale

Emocionet negative të përjetuara nga personat që kanë humbur sensing e nuhatjes përfshijnë turpin, trishtimin, depresionin, shqetësimin dhe sikletin. Kjo humbje ndikon në çdo aspect të jetës, duke filluar nga shqetësimet e përditshme si higjiena personale, deri në humbjen e intimitetit dhe përkeqësimin e marrëdhënieve personale.

Lexo po ashtu:  5 mënyra për luftuar gripin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *