Kompanitë e mëdha të naftës dhe gazit, të cilat u përpoqën të braktisin operacionet në Rusi pas pushtimit të Ukrainës në fund të shkurtit, tani po paralajmërojnë se një gjë e tillë do të rezultojë në miliarda dollarë humbje.

Shell zbuloi të enjten se pezullimi i operacioneve të saj në Rusi mund ta çojë atë në një humbje deri në 5 miliardë dollarë në të ardhurat tremujore që po afrohen.

Ashtu si shumë kompani të tjera të mëdha energjetike, Shell mbylli operacionet e saj në Rusi pas pushtimit të Ukrainës nga presidenti Vladimir Putin, në fund të shkurtit, duke u larguar nga sipërmarrjet e përbashkëta me kompaninë shtetërore ruse të gazit Gazprom dhe duke i dhënë fund përfshirjes së saj në projektin e gazsjellësit, Nord Stream 2.

Rivali i Shell, BP, i cili po largohet nga gati 20% e aksioneve në prodhuesin rus të naftës Rosneft, ka paralajmëruar se humbjet e mundshme mund të arrijnë deri në 25 miliardë dollarë.

Gjigandi energjetik amerikan Exxon Mobil gjithashtu pushoi së funksionuari në Rusi, duke braktisur zotërimet që vlerësohet të kapin vlerën e rreth 4 miliardë dollarëve në fund të vitit 2021, ndërsa gjiganti norvegjez i naftës dhe gazit Equinor, po lë në tryezë rreth 1.2 miliardë dollarë investime ruse.

Lexo po ashtu:  Artikulli i plotë i gazetës "Bild": Përgjimet e dëshmojnë, qeveria e Ramës manipuloi zgjedhjet

 

Analistët dhe investitorët e Wall Street janë ende duke vlerësuar ndikimin e kompanive perëndimore që ndërpresin lidhjet me Rusinë nën sanksione të rënda, me presidentin amerikan Joe Biden, të vendosur të nënshkruajë një ndalim për energjinë ruse, i cili u miratua nga Senati të enjten.

Por, me një pikëpamje afatshkurtër, këto humbje do të zbuten nga çmimet e larta të naftës dhe gazit, sektori i rigjallëruar po bëhen preferuari i radhës i investitorit legjendar, warren Buffett dhe konglomeratit të tij investues, Berkshire Hathaway.

Sektori i energjisë S&P 500 është rritur gati 40% këtë vit, duke tejkaluar indeksin e standardit më të gjerë, i cili është ulur afërsisht 6% në vitin 2022.

Aksionet e BP janë rritur më shumë se 11% këtë vit, Shell-i u rrit 26%, ExxonMobil 37% dhe Equinor 46%.

Kompanitë e mëdha të energjisë do të japin më shumë detaje mbi humbjet e mundshme nga dalja nga Rusia në raportet tremujore të të ardhurave muajin e ardhshëm. Pavarësisht ndikimit të biznesit të humbur atje, shumica presin të raportojnë fitime të forta të tremujorit të parë, kryesisht falë rritjes së çmimeve të naftës dhe gazit.

Lexo po ashtu:  OKB bën bilancin: Mbi 5 milionë persona janë larguar nga Ukraina

Pushtimi rus i Ukrainës ka goditur tregjet e energjisë, duke bërë që çmimi i naftës të rritet deri në 130 dollarë për fuçi muajin e kaluar, megjithëse që atëherë ato janë moderuar disi. Pas javësh tregtimi të paqëndrueshëm, çmimi i standardit amerikan West Texas Intermediate tani qëndron në 98 dollarë për fuçi, ndërsa nafta standarde globale Brent po tregtohet me rreth 103 dollarë për fuçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *