Të martën, 15.05.21, Hungaria miratoi një ligj të ri që ndalon “promovimin e homoseksualitetit” ndaj të miturve. Projekt-ligji u miratua me 157 vota pro, dhe vetëm një votë kundër, shkruan MekuliPress.com

Legjislacioni i ri ndalon diskutimet në lidhje me homoseksualitetin dhe operacionet e korrigjimit të gjinisë në shkolla dhe kopshte.

Mijëra hungarezë u mblodhën të hënën në demonstrata para parlamentit në Budapest. Aty ata protestojnë dhe tregojnë qartë mllefin e tyre kundër ligjit të ri, shkruan MekuliPress.

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka prezantuar një numër ligjesh dhe rregullimesh që kanë kufizuar të drejtat e homoseksualëve dhe pakicave të tjera seksuale në vend.

Ndër të tjera, martesa është ripërcaktuar si bashkimi i një burri dhe një gruaje. Mundësitë për birësim homoseksualësh janë shkurtuar. Personat transgjinorë kanë humbur disa nga të drejtat e tyre ligjore.

Gjashtë parti që përbëjnë shumicën e opozitës ndaj Orban shpresojnë se mund ta privojnë atë nga pushteti në zgjedhjet në Hungari vitin e ardhshëm, shkruan MP.

Lexo po ashtu:  Shfarosni shqiptarët! Ja platformat e fqinjëve. - Protagonistët më të mëdhenj të spastrimit të shqiptarëve në 200-vitet e fundit janë serbët, malazezët dhe pa asnjë dyshim grekët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *