Komuniteti shqiptaro-amerikan ka bërë thirrje sot për veprim të menjëhershëm kundër Serbisë për nxitje të dhunës dhe sulm ndaj trupave të NATO-s në Kosovë, pasi siç thonë ditët e fundit janë kryer akte të dhunës nga grupe të organizuara pro-ruse nga Serbia ndaj policëve të Kosovës, trupave paqeruajtëse të NATO-s dhe gazetarëve në veriun e Kosovës.

Në reagimin për media të komunitetit shqiptaro-amerikan thuhet se aktet e serbëve etnikë që dhunshëm tentuan të hyjnë në objektet qeveritare, orkestruar direkt nga regjimi i Beogradit, dëshmojnë kërcënimet e përsëritura ndaj paqes dhe sigurisë në një kohë tejet të tensionuar në Evropë.

Lexoni të plotë reagimin:

Aktet e serbëve etnikë që dhunshëm tentuan të hyjnë në objektet qeveritare, orkestruar direkt nga regjimi i Beogradit, dëshmojnë kërcënimet e përsëritura ndaj paqes dhe sigurisë në një kohë tejet të tensionuar në Evropë.

Këto akte dhune nga Vuçiqi dhe falangat e tij, brenda territorit sovran të Republikës së Kosovës nuk mund të kalojnë pa një reagim të ashpër nga komuniteti ndërkombëtar.

Lexo po ashtu:  Nokshiqi nuk harrohet kurrë

Ne jemi të shqetësuar se qëllimi i regjimit të Beogradit, në përputhje me lojalitetin e tyre ndaj Rusisë, është që konflikti të shpërthejë dhe të përhapet në vendet fqinje, duke ndezur potencialisht luftëra të reja në Ballkan – për të hapur një front tjetër në Evropë.

Është e domosdoshme që SHBA dhe aleatët e saj të kuptojnë më në fund peshën e rëndë të situatës dhe të marrin një qëndrim të vendosur kundër shantazhit nga Serbia në vend të përkëdheljes së vazhdueshme ndaj provokimeve të saj. Është thelbësore që Serbia të kuptojë përkushtimin e Perëndimit drejt paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe më gjerë, dhe se pasojat e veprimeve në kundërshtim me këtë do të jenë të rrepta.

Ne inkurajojmë Qeverinë e Kosovës dhe partitë opozitare që të ndërtojnë një front të përbashkët kundër provokimeve dhe shantazhit serb, dhe të koordinohen ngushtë me aleatin kryesor të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përkundër mungesës së fundit të masave të domosdoshme kundër Vuçiqit dhe ndërmarrjes së tij kriminale, Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar të jenë mbështetës i fuqishëm i sigurisë dhe sovranitetit të Kosovës – përkushtuar për të mbështetur demokracinë e saj pa përjashtim.

Lexo po ashtu:  5 tiparet e personalitetit që duhet të mësoni, sipas liderëve më të suksesshëm

Po ashtu, para se të bëhet vonë, i bëjmë thirrje administratës amerikane që t’i japë fund politikës së saj të përkëdheljes ndaj Serbisë dhe të insistojë që çdo dialog për normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore të udhëhiqet nga SHBA dhe të ketë në qendër njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë, siç është deklaruar qartë Presidenti Biden dhe katër presidentët para tij.

Duke forcuar partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, të dy vendet mund të punojnë drejt përfundimit të ciklit të dhunës dhe arritjes së një paqeje të qëndrueshme në Ballkan, duke evituar ndikimin dhe agresionin rus dhe kinez në Evropën Juglindore.

Nënshkruesit e deklaratës, Organizatat shqiptaro-amerikane:

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA),

Batalioni Atlantiku – Atlantic Battalion, Federata Panshiqptare – VATRA,

Shoqata Malesia e Madhe, New York,

Shoqata Malësia e Madhe, Michigan,

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan nga Illinois (KShAI),

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare,

Shoqata Peja – New York,

Shoqata Kraja,

Shoqata Ulqini – Chicago,

Shoqata Çameria,

Shoqata Prespa – Chicago,

Shoqata Uskana,

Fondacioni Plavë Guci,

Shoqata Ana e Malit,

Shoqata Valët e Liqenit,

Shoqata Jehona – Michigan,

Fondacioni Lukaj, Dardania

– Shoqata Shqiptaro-Amerikane Houston-Teksas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *