I dashur Atdhè

Me vite jam larguar, 
i dashur Atdhè, 
por nuk të kam harruar, 
se shumë i ëmbël je. 

Kjo zemra më këndon 
për ty, o Shqipëri, 
por prapë më lëngon, 
se je në varfëri. 

Të fala të dërgoj, 
këndej ku jam Atdhè, 
gjithnjë po të kujtoj, 
se birin tënd më ke

Sa të dua o Shqipëri

Sa të dua, o Shqipëri, 
sa me mall ndiej e sa dëshirë, 
për ty gaz e dashuri 
mu në zemër më ka mbirë! 
Se për mua, o Atdhè, 
je një lule aq e vyer, 
sa nuk gjendet përmbi dhè 
shpirtin tim për të ushqyer! 

nga Asdreni

/www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lexo po ashtu:  Rreziku më i madh botëror i vitit 2024, sipas The Economist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *